• |
ide | kryesore

Shkrumbohet Audi Q7 në Elbasan, policia dyshon për zjarrvënie me qëllim

Lajme, Të fundit



Një automjet është shkrumbuar ne orët e para te mëngjesit te sotëm ne Elbasan. Policia e Elbasanit bën me dije se një automjet luksoz me targa të Tiranës është djegur dhe dyshimet e para janë për një zjarr te qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B., 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *