• |
ide | kryesore

Takimi historik/ Kim Jong Un kalon kufirin ushtarak për të biseduar me homologun koreano-jugor

Planet



Kim Jong Un do të bëhet nesër lideri i parë i Koresë së Veriut që nga koha e luftës, i cili kalon vijën e demarkacionit ushtarak që ndan vendin e tij me Korenë e Jugut.

Ai do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-In.

Bisedimet historike do të përqendrohen në, siç është thënë, gatishmërinë e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga armët bërthamore.

Por, Seuli paralajmëroi se arritja e marrëveshjes për një gjë të tillë do të jetë “e vështirë”, sepse teknologjia bërthamore dhe raketore e Veriut ka avancuar shumë.

Takimi është një pikë kthese, pas disa vitesh tensione në Gadishullin Korean. Ai pritet t’i hapë rrugë edhe takimit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Takim ky që flitet se do të zhvillohet në fund të muajit maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *