• |
ide | kryesore

Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura me Krichbaum

Arkiva

Dosja “Tahiri” ka qenë çështja kryesore që u diskutua në seancën dëgjimore të kryeministrit Rama në Bundestag, në Komisionin për Çështjet Europiane, që drejtohet nga Gunther Krichbaum.

Deputetët gjermanë pyetën Ramën se “si ka mundësi që një ish ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të renda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga mazhoranca qeveritare”, por kryeministri ka dhënë të njëjtën përgjigje që jep vazhdimisht për këtë çështje, se Saimir Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti.

Në kundërpërgjigje, Raporteri për Shqipërine i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei tha se kjo nuk ishte e vërtetë. Frei, që pak kohë më parë ishte në Tiranë, tha se kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

Frei shkoi më tej kur u shpreh se: “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian”.

Por pavarësisht rëndësisë së kësaj çështjeje, momenti më i vështirë për kryeministrin shaiptar ka qenë kur deputetët gjermanë nisën të diskutojnë për sulmet që iu bënë nga Tirana kreut të Komisionit, Gunther Krichbaum.

Në fakt Rama e kishte nisur paraqitjen e tij pikërisht me këtë temë.

Që në fillim kërkoi ndjesë për fyerjet e disa mediave në drejtim të kryetarit të Komisionit, Gunther Krichbaum, madje i dënoi sulmet ndaj Krichbaum si shpifje “të poshtra e të ndyra”, por tha se, “si kryeminstër i një vendi të lirë, ai nuk kishte mundësi të ndalonte shkrime të tilla prej kazani.”

Por ndryshe nga sa pritej, deputetët gjermanë kanë qenë të mirëinformuar për burimin e fyerjeve dhe sulmeve ndaj kolegut të tyre.

Burimet konfirmojne se deputeti i CSU Florian Hahn e kundërshtoi Ramen, duke i thënë se sulmet ndaj kolegut Krichbaum ishin media pranë tij dhe se “për këtë arsye ndjesa e Ramës nuk i dukej e sinqertë”.

Katia Leikert, zëvendëskryetare e grupit parlamentar CDU. Në ndërhyrjen e saj, ajo tha se ndjesa e kërkuar nga Rama ishte gjëja e duhur, por, nga ana tjetër, të dhënat nga Tirana vinin në dyshim pohimin e kryeministrit se ai nuk ka lidhje me mediat që sulmuan Krichbaum.

Në të njëjtën linjë ishin edhe deputetë të tjerë, përfaqësues të CDU, SPD, të të Gjelberve dhe Liberalëve.

Edhe deputetët e Partisë së Gjelbër e të Majtë shprehën solidaritet me Krichbaumin dhe dënuan sulmet mediatike, ndërsa një përfaqësues i SPD mbajti një qëndrim më të zbutur, me tone shfajësuese ndaj Edi Ramës.

Kulmi i seancës ka qenë momenti kur fjalën e mori Gunther Kirchbaum.

Kreu i Komisionit për Çështjet e Evropës në Bundestag tha se nuk bëhej fjalë thjesht për personin e tij, por për një akt politik me pasoja politike. Krichbaum solli shembuj konkretë, me emra portalesh, që e kishin sulmuar dhe që siç tha ai, kishin lidhje direkte me stafin e Edi Ramës.

Ky ishte momenti i parë, kur Rama ka ngritur zërin duke thënë “Liegen, liegen”, (Gënjeshtër, gënjeshtër).  Ai e ka përsëritur disa herë këtë fjalë, duke e ndërprerë Krichbaumin që fliste në komision. Megjithatë, Kryetari i Komisionit, i cili kishte përpara një raport me informacione për këtë temë,  ka vazhduar t’u vendosë emra portaleve që e sulmuan, duke thënë se njëri prej tyre ishte nën ndikimin e Saimir Tahirit dhe një tjetër nën ndikimin direkt të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të pranishmit në mbledhje e përshkruan këtë si momentin më kritik, sepse Edi Rama është ngritur në këmbë dhe me zë të lartë ka përsëritur “Lie, lie” (Gënjeshtër, gënjeshtër). Nën këtë atmosferë të tensionuar, mbledhja u mbyll, por në mbrëmje deputetët e CDU/CSU të partisë së kancelares Merkel, sipas një vendimi të marrë më herët, kanë braktisur darkën e shtruar për ta nga kryeministri Rama.

Tagesspiel.de raportoi se deputetët e partisë së Merkelit nuk morën pjesë në darkën ku i kishte ftuar ambasada shqiptare me Edi Ramën të martën në mbrëmje.

“Krichbaum kishte kritikuar në të shkuarën mundësinë e hapjes së negociatave me Tiranën, dhe për këtë kishte qenë në fokus të mediave shqiptare, që janë pranë Kryeministrit Rama. Si pasojë e fushatës mediatike, një delegacion nga Unioni do të vizitojë Tiranën në fillim të Majit.
Me një një humor të prishur ka kaluar edhe darka e Ramës, ku deputetët ishin ftuar nga ambasada shqiptare në Berlin: Grupi i deputetëve kishte njoftuar paraprakisht refuzimet për të qenë pjesë e darkës” shkroi Taggespiegel.de./ Lapsi.al

23 Comments

  1. Ky eshte lajm tamam per _rin , per naive qe besojne se politikanet gjermane merren me lajme portalesh.
    Ne gjermani ka me mijra portale dhe nese parlamentaret Gjermane do te merreshin me keto portale do tju duheshin miljarda eruo per tu marre me to.

    FAKE NEWS.

      1. Hik se ta nxorra dhe syrin tjeter .. qorr i mutit. E degjove Ramen qe e pergenjeshtroi te tere kete artikull qelbesire qe eshte shkruar me siper.

        zog gomarit

        1. Jo zhulsa por buthqima PSE. Kam pare nje foto me Maon ne lokalin qe ishte kaq luks ku Rama kishte ftuar ca deputet kjo eshte ne Behrenstr ngjitur me ambasaden USA .Sa e njof un Berlinin or bastarder ne 28 vjet “ambasadat” ju pabuksat dhe alpin qe uzurpuat Tironen asnje nuk e njef dhe nga firma TAXI qe un kam e di sa te shtrenjta jane lokalet tek Blloku te thyejn brinjet .

  2. Po te merrej EU ja me aq genjeshtra , ofendime , sharje qe i kane bere disa portale tona Vlahutinit, neve duhet te na e kishin vene vizen per integrimin per ne BE dhe per 100 vitet e ardhshme

  3. More ti qe akoma nuk e ditkerke emerin tend,me tre komente do te na mbushesh mendjen qe je njeriu me i paguar nga Fuga?

  4. Lajmet jane mare nga Antari i Komisionit per Ceshtjet Europjane Dixhital.
    Mungon vetem fjalia e fundit: “Ju lutem anonim”

  5. Nuk ka asnje arsye te mendosh qe biseda nuk ka qene keshtu sic shkruhet ne kete artikull.

    – Rama mbrojti dhe mbron Tahirin, Gjermania e kerkoi dhe kerkon publikisht qe te behet ndjekje penale e sakte. Krichbaum besoj se ka thene dhe ne takim ate qe tha ketu, dhe kete e degjuan te gjithe.
    – Rama shan gjithe diten me ane te ERTV gjithe mediat opozitare , me pak fjale genjen dhe vetem genjen. Kush nuk eshte me te goditet.

    Ky neofashist qe shfrytezon ekperiencat e komshijve te femijerise andej nga blloku komunist duhet zhdukur sa nuk eshte vone, dhe vasalet e tij do te pendohen sic u penduan me enverin.

    1. OR bastard pa emer ashtu te lende zoti .Edi esht djal tirone ,ska ardh me valixhe druni ne tiron por eshte pjell aty or monster dhe per ate dhe prinderit e tij ska alpin qe e hudh posht .

  6. Prej krijimit te Shtetit Shqiptare(1912), ky eshte k/ministri me i paarsimuar ne Shqiperi. C’fare prisni prej tij…
    Parole…parole…

  7. Autentiku,
    ke shume te drejte, kur ne Shqiperi ka shume kapacitete te tjere dinjitoz si; Flamur Noka, Salianj Qiu, Ed Paloqja, i Biri Derrit Pogradecit Balliu, Strazimir Koburja, eshte edhe nje nga Lushnja se nuk po me kujtohet emri, do me…..he me thuaj nese do akoma?

  8. Autentiku,
    nena ime ka vdekur prandaj me kthe borxhin duke me dhene jo ato qe te kane vdekur por duke filluar qe nga pidhi i sateme, motrave, gruas, vajzave, shkurt cfare te mban pragu i shtepise.

  9. eshte per te ardhur keq e per te ardhur turp me opinionet e disa shqiptareve trushkulur qe thon qe ne nuk meritojm hapjen e negociatave. te thuash nje gje te till eshte te ndihmosh te gjith ata qe nuk i duan te miren Shqiperis. Un nuk e mbeshtes kete qeveri (dhe as ato te meparshmet) pasi nuk jan ne sherbim te qytetareve por ne sherbim te xhepave te tyre. Rama mund ta bej per te fituar kapital politik por nga hapja e negociatave perfitojn shiptaret o shqipe te pergjakura, mundohuni te kuptoni kete gje. eshte vetem ne interesin e shqiptareve. kush thot te kunderten eshte antishqiptar me djenin apo pa djenin e tij. vetem popullit i duhen negociatat pasi Rama ne rregull eshte dhe keshtu. hapja e negociatave do rris edhe monitorimin mbi politikanet tan hajduta. PRANDAJ SHQIPE DUAJENI SHQIPERIN E MOS FLISNI IDIOTLLIQE LART E POSHT SE NA KORRITET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu