• |
ide | kryesore

Ermal Meta tërhiqet nga muzika, së shpejti me një roman

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për Vanity Fair Italia, Ermal Meta ka treguar se me të nisur viti tjetër, ai ka vendosur të bëjë një pauzë të gjatë në muzikë sepse ndihet shumë i lodhur. Kjo tërheqje do ta bëjë që të udhëtojë më shumë duke qenë se ato i pëlqen jashtë mase.

Siç transmeton Top Channel përgjigja e Ermalit për udhëtimet ka qenë: “Kam nevojë të shlodhem pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi: të shkruaja një roman të frymëzuar nga ato vende. Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim. E ndoshta dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *