• |
ide | kryesore

FOTO/ Mësohet identiteti i dy grabitësve në ngjarjen e Kamzës, njëri prejt tyre me precedent penal

Lajme, Të fundit



Detaje të reja mësohen nga grabitja e armatosur në Kamëz, ku mbeti i vdekur një person. Policia ka mundur  të identifikojë dy persona si autorët të dyshuar të ngjarjes.

Ata janë Vladimir Kurti 28 vjeç dhe Rushdi Hoda 25 vjeç. Kurti është 28 vjeç me origjinë nga Gurrë e Vogël e Matit dhe me banim në Qendër Kamëz.

Kurti dyshohet se është vrasësi direkt që ka qëlluar mbi Agim Bucin dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci mbrëmjen e 25 Prillit në lagjen “OSBE” të Kamzës.

Vladimir Kurti dhe Rushdi Hoda aktualisht po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

28-vjeçari Vladimir Kurti nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar dhe në të kaluarën në fund të vitit 2010 për grabitjen e një taksisti.

 



3 Comments

  1. Ne wild west of merika njerezit kishin te gjithe nga pisqolle ne brez …. pra keta kellira/zhulsa po veprojne me rregulla te pabarabarta …..

    1. E patem dhe ne nje periudhe ku te gjithe ishin me pitoleta ne brez(viti 97) dhe cfare zgjidhem? Mjafton te aplikohet ligji…problemi eshte se ne ligji nuk na ka ne liste fare…mjer viktima e shkrete dhe femija 6 vjec cfare tmerri ka pare me sy ne ate moshe.

  2. ca jane keto fytyra te ndrya mer zot. Ku keni mesuar ju o barkthate te vrisni tjetrin per ti marre leket e bukes se gojes? Per ju duhet vetem denim me vdekje, nese sjua jep shteti do jua jap familja e te ndjerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *