• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Ozilin e qëlluan me një copë bukë, por gjesti i tij po bën xhiron e botës

Sport



Mesut Ozil është një futbollist i madh që gëzon respekt në të gjithë botën e futbollit. Një provë e qartë u dha nga turko-gjermani i Arsenalit teksa po ekzekutonte një goditje nga këndi në ndeshjen kundër Atletico Madrid. Në ato momente tifozët i hedhin para këmbëve një copë bukë.

Ozil fillimisht i bën shenjë arbitrit. Më pas e mori bukën dhe pasi e puthi e vuri në një vend ku nuk mund të shkelej. Gjesti i tij solli duartrokitje nga të gjithë në stadium ndërsa është vlerësuar maksimalisht në rrjetet sociale. Në traditën islame buka nuk hidhet dhe nuk shkelet. Kjo për shkak se në botë ka njerëz që vuajnë për një kafshatë bukë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=4hzAO7gl0x4



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *