• |
ide | kryesore

Grabitja me një të vdekur në Kamëz, policia arreston një të dyshuar si autorin e ngjarjes

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz me pasojë vrasjen. Burime policore thonë se të dyshuarit janë dy të rinj me origjinë nga Burreli.

Sipas të njëjtave burime, është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje. Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit janë duke mbledhur ende prova për autorin kryesor të vrasjes. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka vajtur mbi 35 persona.

Zyrtarisht Policia e Tiranës rezervohet që të japë një informacion më të detajuar për aksionin që po zhvillohet, ndërkohë që pritet të dalë më vonë në një deklaratë për mediat për të dhënë detaje.

Mbrëmjen e 25 Prillit, në lagjen “OSBE” të Kamzës dy persona të armatosur tentuan të grabisnin një dyqan të familjes Buci. Autorët qëlluan me armë Agim Bucin duke i shkaktuar vdekjen, dhe plagosën bashkëshorten e tij Merita Buci, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit 6-vjeçar të çiftit, i cili ndodhej brenda dyqanit. Pasi qëlluan me armë çiftin Buci, autorët u larguan nga vendngjarja. Kamerat e sigurisë së biznesit filmuan dy autorët, të cilët ishin me kapele. Për identifikimin dhe dhënien e informacioneve të vlefshme për vendndodhjen e tyre, Policia e Tiranës vendosi edhe shpërblim prej 5 milionë Lekë të vjetra./tvklan.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *