• |
ide | kryesore

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tre prokurore femra marrin në dorë Fierin

Lajme, Të fundit



Tre femra është vendosur të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Nga pesë kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqëndrohet në pastrimin e  parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *