• |
ide | kryesore

Mashtrimi i Gulf/ PD zbulon skemën  të zyrtarëve shqiptarë dhe klientëve të qeverisë

Lajme, Të fundit



Nënkryetarja e Komisionit të Ekononisë, Jorida Tabaku, Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion Lealba Pelinku dhe këshilltari ekonomik i grupit të Partisë Demokratike Dorian Teliti dolwn nw një konferencë për shtyp lidhur me aferën e Gulf.

“Në 2013-ën, ditën e parë të punës së kësaj qeverie, – tha Tabaku,- në Shqipëri filloi punë dhe kompania Gulf. Ministri Gjiknuri, që ishte i pranishëm atëherë në inaugurim, theksoi se kjo ishte një ditë e veçantë që do të vendoste një standard të ri për investitorët e huaj që do të vinin në Shqipëri. Në fakt është çudi shumë e madhe që kompania i kishte gati të gjitha dokumentat për të filluar punë pikërisht atë ditë; ishte e gatshme, e regjistruar në Gjykatë, në QKR, me statut dhe çdo gjë me qëllim që me qeverinë e re, edhe ky investitor “shumë i sukseshëm strategjik” të fillonte punë.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë? Sot, 5 vite pas operimit të kompanisë, ajo ka mbyllur dyert mbasi ka ngritur me të vërtetë skemën e një piramide financiare duke gënjyer dhe mashtruar konsumatorët, duke e shitur karburantin, të paktën muajin e fundit, me një çmim më të ulët se tregu, me një vlerë të paktën 25-40% më të ulët se tregu dhe duke grumbulluar 5 milionë euro.

Nga dita e themelimit, deri në 2018, një javë më parë kur kompania mbylli dyert, nuk ka dalë me ndonjë fitim të konsiderueshëm; ka pasur periudha kur ka dalë edhe me humbje, por nga ana tjetër deklarohet kryesisht nga mediat, sepse informacioni nga institucionet zyrtare të shtetit ka qënë shumë i kufizuar, ka pasur një fitim rreth 40 milionë USD, 3.8 miliardë lekë.”

Pelinku zbuloi para medias, skemën e zyrtarëve shqiptarë dhe të huaj, veçanërisht të klientëve të qeverisë të përfshirë në këtë skemë.

Dorian Teliti foli për dëmin e madh që i është shkaktuar qytetarëve shqiptarë me karburantin pa cilësi dhe dyshimet për fshehje dhe pastrim parash. “Mungesa e reagimit nga autoritetet qeveritare – tha Teliti – për një kompani kaq të madhe, që nuk kontrollohen e çfarë bën, bie ndesh me interesin e qytetarëve tanë. Kontrolli Tatimor nuk ka funksionuar dhe Tatimet duhet të japin llogari për një biznes me rrisk.”

Pyetje: Znj. Tabaku, a do të ketë një kallëzim për këtë rast, për ministrin Gjiknuri?

Unë di që aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim rezultatet. Megjithëse nuk kam besim se do të arrihet aty ku ne duam, në nivelet më të larta. Çfarë ne besojmë se ka lidhje me ministrat është mosfunksionimi i kontrollit tatimor, detyrim i ministrisë së Financave dhe një deklaratë të ministrit Gjiknuri që ka dalë garant për cilësinë e këtij investitori që çudi që ka nisur punë ditën e parë që ka nisur punë qeveria, atëherë përgjegjësia duhet të jetë tek ministri dhe kryeministri. Qeveria i kishte të gjitha mundësitë ta parandalonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *