• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi mesazh Haxhinastos dhe Panaritit: Kryetare e LSI jam unë, jo Ilir Meta!

Lajme, Të fundit

Deputetët e rinj të LSI janë bërë protagonistë të aksioneve të kësaj force politike në parlament dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Monika Kryemadhi. Gjatë një interviste me Roland Qafokun, kryetarja e LSI ka folur siç e ka zakon, pa doreza dhe pa nënkuptime, duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë pakënaqësie deputetëve të vjetër, ish ministra të qeverisë së kaluar.

“Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri” tha Kryemadhi duke iu referuar disa veprimeve për të cilat janë dënuar deputetë të opozitës, si Kejdi Mehmetaj që qëlloi me shishe uji Edi Ramën dhe Flamur Noka që i hodhi kryeministrit qesen me miell.

Madje për Monika Kryemadhit ka rrëzuar edhe iluzionet e deputetëve që mendojnë se do të qëndrojnë në grupin parlamentar për hir të shoqërisë së vjetër me Ilir Metën.

“Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flaës dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës. Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar. Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin, le të shkarravitet. Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik. I pëlqen apo s’i pëlqen Ilir Metës, i pëlqen apo s’i pëlqen Edi Ramës, i pëlqen, s’i pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo. Kjo nuk është kërcënim por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli. Treçereku i këshilltarëve duan të vinë prapë në LSI po ç’i dua unë ata? Unë kam qenë kundër dikur për këto kalimet nga njëra parti në tjetrën” u shpreh Kryemadhi.

3 Comments

  1. normale. dy njerez qe mund te jen pak me normal se legenat hajduta te LSI nuk bejn per nje parti halabakesh. Vetem injorantet, kriminelat dhe hajdutat plotesojn kriteret e pranimit. keto cilesi duhet ti kesh njekohesisht te gjitha qe te perzgjidhesh nga vettingu i LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu