• |
ide | kryesore

Negociatat për detin, Bushati takohet në Bruksel me Kotzias

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në Bruksel ka zhvilluar një takim edhe me homologun grek, Nikos Kotzias. Takimi është zhvilluar në selinë e NATO-s.

Lajmi u bë i ditur r në faqen e twitterit të ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila ka publikuar edhe dy foto nga takimi.

Kohët e fundit dy ministrat e jashtëm kanë zhvilluar takime të shpeshtë, për shkak edhe të negociatave mes dy vendeve për disa çështje.

Pak ditë më parë ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur optimist se negociatat me Shqipërinë për paktin detar do të jenë finalizuar deri në fund të muajit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *