• |
ide | kryesore

Policia: Kapen shoferë me nivele të frikshme të konsumimit të alkoolit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kontrollet që kryen policia për drejtuesit e makinave që kanë konsumuar alkool tregojnë se ende, në Tiranë, evidentohen nivele të frikshme të alkoolit.

Policia njofton se në fundjavë kontrollet për konsumimin e alkoolit intensifikohen me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i policisë: 

Policia Rrugore e Tiranës me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore, gjatë fundjavës intensifikon prezencën dhe kontrollet për konstatimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike.

Nga kontrollet u evidentuan nivele të frikshme të alkoolit si: 2,30 mg/l, 1,60 mg/l etj;

Në rrugën “Konferenca e Pezës” u verifikua se shtetasi me iniciale I. Q. 44 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1,60 mg/l.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” u verifikua se shtetasi me iniciale A. L. vjec 46, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 2,30 mg/l.

Në rrugën “Marije Kraja” u verifikua se shtetasi me iniciale F. P. 28 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0,71 mg/l.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *