• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Pse gjermanët refuzuan darkën me Ramën në restorantin e luksit

Kryesore, Lajme



Deutsche Welle konfirmoi informacionet e botuara në mediat shqiptare se mbrëmjen e të mërkurës, Edi Rama e kaloi i vetmuar në një nga restorantet luksoze të Berlinit, pasi deputetët gjermanë refuzuan ftesën e ambasadës shqiptare.

Prenotimi ishte për një darkë, ku do të merrnin pjesë deputetët gjermanë dhe delegacioni shqiptar, por gjatë pasdites erdhi njoftimi se gjermanët kishin vendosur të mos bëheshin pjesë e darkës.

“Marrëdhënie jo fort të mira me CDU-në” e quan Deutche Welle (shqip) një pjesë të shkrimit ku flitet për përplasjen e kryeministrit shqiptar me deputetët e Bundestagut në Komisionin për Çështjet e Europës.

Në shkrim konfirmohet se qëndrimi i prerë i gjermanëve ndaj delegacionit shqiptar u provokua nga shkrimet e portaleve pranë qeverisë, për të cilat një ditë më parë, raportoi edhe Lapsi.al. (Lexo shkrimin më poshtë)

Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura me Krichbaum

“Ky proces është vështirësuar ndërkohë, për shkak të artikujve të shkruar në disa media shqiptare kundër deputetit kristian-demokrat, Gunther Krichbaum. Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Europian, në të njëjtën ditë me shpalljen e rekomandimit të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatave, tha në një intervistë për DW (shqip) se Shqipëria ka ende deficite në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Disa media në Shqipëri iu përgjigjën këtij prononcimi me artikuj që e sulmonin personalisht deputetin gjerman. Siç bënë të ditur për DW qarqet e CDU-së në Berlin, disa deputetë demokristianë mendojnë se artikujt që e akuzonin deputetin gjerman si pro-rus dhe pro-serb dhe si vegël të opozitës shqiptare, vinin nga autorë të afërm me Partinë Socialiste”

DW shpjegoi se si u prit në Gjermani, justifikimi i Edi Ramës që kërkoi falje për shkrimet e mediave, por shprehu pafuqinë për të ndikuar tek to. Por me shumë gjasë gjermanët kanë qenë të informuar me detaje për portalet dhe sponsorët e tyre dhe ndjesa e ka nxjerrë Ramën si një gënjeshtar, duke përkeqësuar situatën për të.

“Edhe pse kreu i qeverisë shqiptare, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bashkimit Europian, u distancua nga artikujt në fjalë, deputetët mendojnë se kjo mënyrë e të përgjigjuri ndaj kritikave me akuza personale është një shenjë presioni. “Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Nje shpifje për ata që dalin kundër nesh”, i tha DW referenti i një deputeti që kishte refuzuar pjesëmarrjen në darkën e kryeministrit”

Një fakt tjetër që përmendet në shkrimin e DW është zgjedhja e restorantit ku Rama do të darkonte me deputetët gjermanë. I mësuar me mënyrën e jetesës në Tiranë, Ramës i ka shpëtuar fakti se darka e organizuar në një nga restorantet më të shtrenjta në Berlin, mund të interpretohej ndryshe nga gjermanët. Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re nga gazetarët.

“Deputetët rreth grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor, në shenjë solidariteti me kolegun e tyre, vendosën të mos i përgjigjeshin ftesës që u kishte bërë kryeministri Rama në një nga restorantet më luksoze dhe ekskluzive të Berlinit. Këtë ia konfirmuan DW (shqip) dy deputetë të këtij fraksioni. Ndërsa zyra e Gunther Krichbaum-it, i tha Dë se tashmë është anuluar edhe vizita që Gunther Krichbaum kishte planifikuar të bënte në Shqipëri në fillim të muajit të ardhshëm”.



24 Comments

    1. i pa emer e i pa kok se trut i ke ne qenef negjmije.ti koken e mban vetem per ti ber pesh kembeve si nje miljon qelbesirat tjera qe u shiten sa nje kofsh gjel deti per vitin e ri.

    2. Lexova qe poshtersia Fevziu ka merak se nuk na paska intervistuar Thatcher dhe Gorbachov! Poshtersia qendron ne vete qenien e Blendit! Por Andit dhe Shkullakut cfare i ka ngelur merak tjeter! Jane te peshtire deri ne ….!

  1. Mos provojë edi milioneri ti korruptoj edhe gjermanet me nje darkë.
    po ore koke turku rama,gjermani han qdoher ushqime restoranti edhe ne banesa e shtepi.
    gjermanet nuk jane si fakarat ne turqi e te ne,qe blihen me nje pije kafeterie.

    1. Lapangjozët si balla të përfaqësojnë Shqipërinë nuk ka më turp për ne, por sidomos për socialistët që e kanë nxjerrë në krye këtë pleh.

  2. Mbushini mendjen gaz-earit te ndritur Rakipllari qe ishte i bindur se gjermanet e refuzuan darken per shkak se restoranti ishte i shtrenjte. A thua se do paguanin gjermanet qe jane me te “varfer se ne”. Per te tjerat kuptohet qe ketij pelles se gjate ja kane pre “kuponin tatimor” me tvsh …

  3. Ari dhe i paemri kihen n byth me njeri tjetrin ,pasi jane dy ane te se njejtes medalje .Jane dy militante te rrotkarizuar . Ky eshte opinioni me i sakte.

  4. Me ne fund dikush qe i tregon vendin sic duhet ketij horri te ekzaltuar.Te kuptoje sesi rebelohen te qyteteruarit,se eshte mesuar vetem me kercenimet mafioze te Doshit,Tahirit,Frrokut,Ndokes. Sigurisht qe kjo i djeg me shume dhe nuk di si ti bej balle.Do ti duhet te shpjegoje se shperdorimi i parase publike eshte shenje respekti. Gjermanet thone Thanks but no thanks. Nuk na ben dot pjese te zakoneve tuaja kriminale.

  5. Gazeta Express.kosove.
    Dardan Molliqaj kerkon te hjeken tr gjitha pikat kufitare ne mes kosoves dhe shqiperis.
    Rama ne 10 vjetorin e pavarsis se kosoves tha.se kto dy vende mund ta kene vetem nje kryeminister.
    rama po ju qet falle Shqiptarve per bashkim,apo bene te kunderten.qet taksa per kosoven.
    Rama tani gjindet para nje akti patriotik,dhe oferta per bashkim eshte Tani…

  6. Gjermanet me gjestin e tyre i kane kursyer shqiptareve disa dhjetra mijra euro qe shkateruesi i ekonomise dhe shtetit shqiptar deshte ti paguante me kete qoke.Ta kan di mor KK yne.

  7. Nuk mund te shkonin sepse si i thone atij llafit “Tjetri nuk te peshtyn ne corbe”, ndaj po te shkonin do i binte sikur u bene “miq” e nuk mund ti dilnin perballe me te verteta. Nuk eshte pune restoranti luksoz. Besoj eshte shprehje e qarte se e djathta Gjermane ne Bundestag nuk do jape pelqimin. Prap se prape nuk do thote se ne fund nuk do ta lejojne te hapen negociatat per arsye te tjera me te rendesishme, e jo prej “sukseseve” te Rames.

  8. Me sa duket ja kane prere bileten. Gjermanet me shume flasin me veprime , se me fjale. Nuk kane patur perse te flasin. Ata jane te qarte qe ne Shqiperi korrupsioni eshte ne majat e tij, trafiku i droges, lidhjet e politikes me grupet me te rrezikshme kriminale. Nuk kane cfare diskutojne. Negociatat do celen, por per arsye te tjera, jo se ne kemi plotesuar kushtet.

  9. inatosja e evropianve ne sunitin rama se eshte i futur thelle ne trafik droge e grabitje shteti,por 5 her me shume i inatos evrooen lidhjet e tij me erdogan kriminelin me rreputacion te sllobodan millosheviçit serbe.
    influenca turke ne shqiperi e kosove,dhe direkt zyrtarizimi i ruso-serbis ne guvernim shteti ne shqiperi.
    ja u peekujtoj aleancen sekrete putin erdogan rohan iran,dhe aleanca euro-usa anti putin,per projektin e rusis ne arme nukleike ne iran.
    dhe euro-usa anti turqis qe terrorizon kundet qe 40 vite me 45000 viktima sipas onu geneve.
    dhe furnizimin me arme sekret al kaedn al nustra isis ne siri.
    sipas onu turqia ka dhunuar 3000 her te dejtat e njeriut ne kurde dhe vet popullin turk me burgosje te shumta.
    video.
    massacrre kunde.
    Video.
    un journal turc publie les image d’armes livres par la turqie aux djihadiste en syrie.
    dhe x tituj qe turqia tradhton NATO dhe blen fshehats raketa nga rusia.

  10. ATA Kane thene a hahen leket e
    Fukarenjve,invalideve ,jetimeve ,pensionisteve shqiptare?
    Jo se eshte harram
    Dhe è Kane Lene ate muhabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *