• |
ide | kryesore

Pse Melania Trump nuk është e lumtur në Shtëpinë e Bardhë

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë videoja ku Melania nuk dëshironte t`i jepte dorën të shoqit bëri xhiron e botës. Melania ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të veprimeve të saj dhe faktit që duket shumë e palumtur përkrah të shoqit. Dje, Zonja e Parë e Amerikës festoi 48-vjetorin dhe bashkëshorti i saj nuk i bleu asnjë dhuratë.

Në një intervistë telefonike për Fox & Friends, ditën e djeshme, Donald ka bërë me dije se e shoqja kishte ditëlindjen. I pyetur se çfarë i kishte blerë të shoqes ai u përgjigj duke qeshur: “Më mirë mos të përgjigjem, sepse mund të futem në telashe. Ndoshta nuk kam bërë shumë. I kam shkruar një letër të bukur. Unë jam shumë i zënë dhe nuk kam kohë të dal për të blerë dhurata. Por i dhashë një letër të bukur dhe disa lule të bukura dhe ajo bëri një punë të mrekullueshme me Francën”, -tha Trump duke iu referuar vizitës së fubdit të presidentit të Francës dhe bashkëshortes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *