• |
ide | kryesore

Rama-tregtarëve: “Protesta ju dështoi”, biznesi ankohet për kontrollet, gjobat, korrupsionin, rritjen e taksave

Lajme, Të fundit



Gjatë një takimi të Edi Ramës me biznesmenë të vegjël që u përfshinë në skemën e TVSH-së, kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasta i rreshtoi kryeministrit një sërë ankesash që kanë tregtarët, që nga rritja e çmimit të naftës deri tek korrupsioni i inspektorëve.

“Rrritja e çmimit të energjisë dhe e naftës na ka dëmtuar shumë. Të gjitha bizneset punojnë shumë me naftë dhe përdorin po ashtu energji elektrike. Dhe kjo ka rritur koston e bizneseve dhe ka ndikuar dirëkt në rënien e fuqisë blerëse” u shpreh Nasta.

“Korrupsuioni është një gangrenë e madhe, në bazë ka kontrolle të shpeshta, ka edhe gjoba të majme. 9 herë në vit është kontrolluar njëherë një biznes. Por ka 16 lloj drejtorish që kontrollojnë biznesin sot. Jemi bezdisur nga kontrolle të shpeshta. Në Gjermani një herë në 6 vjet ka kontrolle për një biznes, një herë në 7 vjet në Amerikë, një herë në 10 vjet në Kanada. E gjobiti një inspektor i tatimeve personin sepse ai i tha “Ju lutem prisni”. Kujt i thua ti: Ju lutem prisni?

Klima e administratës është armiqësore. Ka 16 lloj kontrollesh, hyn AKU, del hetimi tatimor vjen inspektorët e bashkisë, janë bërë tmerr i biznesit

Po ta themi në sy, edhe klima e sigurisë është shqetësuese, po vriten tregtarët në mes të qytetit” u shpreh kreu i shoqatës së biznesit.

Në përgjigje të biznesmenit, kryeministri ka mohuar disa nga konstatimet e shoqatës së biznesit.

“Nuk erdha këtu pëer një pasqyrë globale, nga Departamaneti i Shtetit deri te bashkitë, erdha këtu për TVSH si të dalim nga genjeshtrat, që flitet tani. Dëgjova që janë rritur taksat, më thuaj një taksë që u rrit. Taksat u ulën, nuk u rritën. Tarifat e Bashkive janë temë tjetër. Bëni takim me kryetarët e bashkive dhe t’u them atyre se çfarë mendoj për këtë punë. Por qeveria që unë drejtoj i ka ulur taksat.

Vendosëm taksë karburanti për të mos vendosur taksa të tjera se kur morëm qeverinë ishim në fund të greminës dhe s’kishim lekë të paguanim rrogat dhe pension. FMN na tha ulni rrogat dhe pensionet. Dhe ne rritëm taksën e naftës, për të mos vënë taksa të tjera. Dhe nuk është e vërtetë që janë mbyllur biznese dhe është bërë hataja, këtu jemi në botën e fantazive. Ne kemi më shumë biznese sot. Sot kemi më shumë biznese. Sot kemi më shumë konsum. Nuk është e vërtetë që ka rënë fuqia blerëse.

Protesta e biznesit është e dështuar. Nuk i ha njeri këto historitë e qepenave dhe goditjeve nga larg me çizme. Të gjithë e dinë ku rref, se ju me këtë merreni, me llogari. Të mbyllësh qepena në tregje ku nuk ka të bëjë fare TVSH, e dinë të gjithë pse bëhen këto.

Sa për taksat, këtu ka ndodhur diçka tjetër. Ne ul, bashkia ngri. Dhe ju thoni: Ore kush po ma bën? Te bashkitë ka ndodhur rritje. Dakort jam. Po dhe bashkitë kanë arsyet e tyre. Pork o qeveri nuk ka rritur asnjë taksë tjetër. Tek të punësuarit tuaj, taksat janë ulur” u shpreh Rama.



3 Comments

  1. Ky edhe ha dru, edhe s’merr vesh. Po hiq or dore nga arroganca, o idiot, o gomar. Boll ore bere pordhacin qe flet nga maja e plehut. Po s’te mjaftoi dajaku ne Gjermani? Po ta thane troç o hajvan, ta thane troç qe e ke katandis vendin ne varferi dhe te gjithe po marrin arratine. Nuk e kupton o bole se nuk di te qeverisesh? Kujton se njerezit jane dele? Vazhdo vazhdo, se vetem fundit po i afrohesh. Psikopat.

  2. kafshe,maniak i mblodhe ti degjoje apo te pirdhje vetem ti ,………..psikopat akut ,u qame nga shiu (berisha)rame ne bresher (plehrashkollpaku)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *