• |
ide | kryesore

Samiti historik i Koreve/ Çfarë u arrit realisht?

Kryesore, Planet



Liderët e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut ranë dakord të punojnë mbi denuklearizimin e gadishullit, pas mbajtjes së samitit historik ditën e sotme.

Njoftimi u bë nga Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, pas takimit të tyre në kufi.

Ata ranë dakord që të shndërrojnë gjendjen e luftës mes vendeve, që daton që prej Luftës së dy Koreve e cila mbaroi në vitin 1953, në një traktat paqeje këtë vit.

Takimi i tyre erdhi vetëm disa muaj pas kërcënimeve për luftë nga Koreja e Veriut.

Detajet se si do të arrihet denuklearizimi nuk janë bërë publike dhe shumë analistë mbeten skeptikë për entuziazmin e Koresë së Veriut për këto bisedime.

Marrëveshjet e mëparshme ndër-koreane kanë përfshirë premtime të ngjashme me këto të sotmet, por më vonë janë braktisur pasi Veriu ka vazhduar testet bërthamore dhe raketore.

Pas samitit të së premtes, Kim Jong Un u shpreh se të dy udhëheqësit kishin rënë dakord të punonin për të parandaluar një përsëritje të ‘historisë së pafat’ të rajonit, ku progresi ishte ‘frenuar’.

“Mund të ketë reagime, vështirësi dhe zhgënjim. Por, një fitore nuk mund të arrihet pa dhimbje” – deklaroi lideri i Koresë së Veriut.

Pika të tjera ku dy udhëheqësit ranë dakord: 

-T’i jepet fund ‘veprimtarive armiqësore’ midis dy kombeve.

-Ndryshimi i zonës së çmilitarizuar që ndan vendin, në një ‘zonë paqeje’.

-Tërheqje e armëve në rajon për të lehtësuar tensionin ushtarak.

-Të nxiten bisedime me katër shtete në tryezë, ku përfshihen SHBA-të dhe Kina.

-Të organizohet bashkimi i familjeve që kanë mbetur të ndara nga lufta.

-Të lidhen dhe modernizohen hekurudhat dhe rrugët përgjatë kufirit.

-Të vazhdohet pjesëmarrja e përbashkët e të dyja vendeve në ngjarjet sportive, duke përfshirë Lojrat Aziatike të këtij viti.

Angazhimi për denuklearizimin synon “një gadishull Korean pa armë bërthamore”.

Të dy vendet gjithashtu ranë dakord që vazhdimisht të kërkojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur këtë qëllim.

Kina vlerësoi vendosmërinë politike dhe guximin e të dy liderëve. Një deklaratë nga Ministria e saj e Jashtme theksonte se ky vrull duhej të vazhdonte.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e përshëndeti lajmin duke u shprehur se “gjëra të mira po ndodhin”.

Si u zhvillua samiti? 

Udhëheqësit u takuan ditën e sotme nëpërmjet një roje nderi i cili ishte veshur me një kostum tradicional të Koresë së Jugut. Të dy ecën drejt ‘Shtëpisë së Paqes’ në Panmunjom, një kompleks ushtarak në zonën e çmilitarizuar.

Kim Jong Un pastaj ftoi Moon Jae In që të shkelte shkurtimisht mbi vijën e demarkacionit të Koresë së Veriut, përpara se të dy të futeshin sërish në territorin e Koresë së Jugut. Gjatë kësaj ecje të dy kishin shtrënguar duart.

Ishte një moment i paparashikuar në një event ku çdo gjë ishte përcaktuar më parë.

Të dy liderët folën së bashku live në televizionet e Koresë së Jugut.

Kim Jong Un, me shaka, i kërkoi falje homologut Moon pasi vazhdimisht e kishte detyruar atë të ngrihej herët në mëngjes për shkak të testeve bërthamore që bënte Veriu.

“Dëgjova që ju (Presidenti Moon) kishit prishur disa herë gjumin e mëngjesit për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Do të sigurohem që gjumi yt i mëngjesit të mos prishet më” – u shpreh Kim Jong Un.

“Tani mund të fle në paqe” – u përgjigj Moon Jae In.

Kim Jong Un gjithashtu pranoi se infrastruktura e Veriut mbeti prapa asaj të Jugut.

“Unë jam i shqetësuar se gjendja jonë e transportit është e keqe, kështu që mund t’ju shqetësojë, mund të jetë e sikletshme për mua nëse vizitoi Korenë e Veriut pasi keni jetuar në atë të Jugut” – u shpreh Kim. (përktheu lapsi.al)

Kur përfundoi pjesa e parë e takimit, çifti u nda për drekë dhe Kim u kthye në Veri në një limuzinë të zezë i rrethuar nga shumë truproja.

Kur u kthye pasdite, të dy udhëheqësit morën pjesë në një ceremoni ku do të mbillej një pemë me dhe, dhe ujë nga të dy vendet.

Pasi mbollën pemën, ata vendosën edhe një gur aty pranë me emrat e tyre, titujt zyrtarë, dhe një mbishkrim: “Mbjellje e paqes dhe prosperitetit”.

Pas deklaratës së tyre të përbashkët, krerët morën pjesë në një banket në anën e Koresë së Jugut, ku Kim pritej që të shërbente gjellën e patates gjermane, një kujtim nga koha kur kishte studiuar në Zvicër, së bashku me gjellën tradicionale të Koresë së Veriut me makarona të ftohta dhe një pije po ashtu tradicionale veriore.

Më pas, Kim Jong Un u kthye në Korenë e Veriut. Teksa po mbyllte dritaren e makinës së tij, ai përshëndeti me dorë njerëzit jashtë.

Për diskutimet e sotme simbolike, lideri suprem u shoqërua nga nëntë zyrtarë, përshirë edhe motrën e tij Kim Yo Jong, e cila ka shumë fuqi dhe ndikim në Veri.

Pse ishte kaq i rëndësishëm ky takim? 

Takimi, i pari midis udhëheqësve koreanë në më shumë se një dekadë, është një hap drejt paqes së mundshme në gadishull dhe shënoi samitin e parë të këtij lloji për Kim Jong Un.

Në ‘Shtëpinë e Paqes’ para bisedimeve, Kim tha se ndjeu që ai dhe zoti Moon kishin nisur të shkruanin një histori paqeje, prosperiteti dhe marrëdhëniesh të hapura Veri-Jug.

Shtëpia e Bardhë shprehu gjithashtu shpresë së bisedimet do të arrijnë përparim drejt paqes përpara një takimi të propozuar midis Kim Jong Un dhe Donald Trump në javët e ardhshme, një veprim ky i paprecedent.

Si erdhëm deri këtu? 

Pak njerëz mund të parashikonin një zhvillim të tillë, pasi Koreja e Veriut vazhdonte me testet e saj bërthamore dhe raketore, ndërsa përgjatë viteve 2016, 2017 rriti kërcënimet e saj.

Afrimi dhe qetësimi i situatës filluan në janar, kur Kim Jong Un sygjeroi se ai ishte “i hapur për dialog” me Korenë e Jugut. (përktheu lapsi.al)

Muajin e ardhshëm, të dy vendet marshuan nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Ndërsa kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, paralajmëroi se një marrëveshje për t’i hequr Phenianit armët e saj bërthamore ishte ‘e vështirë’, Kim Jong Un njoftoi javën e kaluar se po pezullonte testet bërthamore.

Por, disa studiues kinezë kanë arritur në përfundimin se vendi i testimit bërthamor të Koresë së Veriut mund të jetë momentalisht i papërdorshëm pasi ka patur një rënie të madhe gurësh.

Pavarësisht arsyes pse u pezulluan testet bërthamore, dëshira e re e zotit Kim Jong Un për diplomacinë bëri që një takim historic si ky i sotmi të ishte i mundur.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Merite e plote e Donald Trump qe i futi dy kembet ne nje kepuce atij bufonit Kim (qe talli bythen kaq vjet me jevgun Obama). Keq do ndihet nga kjo paqe ai urithi Soros qe te idiotesite e Kim kishte shprese se mund te akuzonte Trump si nxites lufte.

  2. Ky ndyshim i situatës në Gadishullin Korean, nuk duhet të shihet me besimin se më në fund diktatorit komunist të Koresë së Veriut, i erdhën mendtë e na u bë paqesor. Këto zhvillime dëshmojnë se të tillë diktatorë burracakë kuptojnë vetëm gjuhën e ashpër pa kompromise e politikat liberale me ta nuk funksionojnë…
    Nuk besoj se me vazhdimësinë e dinastisë diktatoriale komuniste, Koreja e Veriut do të ndryhojë politikën e saj plotësisht. Ndryshimi në këtë shtet, do të vijë vetëm kur populli koreanoverior do të ngrihet e ta flakë tej diktaturën e dinastisë Kim Jong e popujt e vendeve të lira demokratike, të kundërshtojnë politikat dipllomatike të dyshimta hiq e mos e këput të establishmentit të vjetër, me regjimet diktatoriale komuniste.
    Një fitore e madhe për demokracinë botërore, do të ishte edhe ndëshkimi i diktatorit kriminel sirian të popullit të të tij, Asadit e trimërimit të Iranit për të bërë karshillëk i nxitur nga Putini, me armët atomike kundër perëndimit.
    Shteti fantazmë ISIS i terroristëve ekstremiste islamikë, që “lulëzoi” si pasojë e politikave oportuniste në 10 vjeçarin e fundit, me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, është në grahmat e fundit të jetës.
    Le të shpresojmë se epoka Trump, do të shpëtojë më së fundi nga tentakulat e enverizmit, edhe Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *