• |
ide | kryesore

Vëzhgim/ Pse kazani mediatik i Ramës mund t’a largojë vendin nga BE?

Arkiva, Kryesore



Do të ishte e ekzagjeruar të thuhej se Shqipëria mund të ngelet në klasë në përparimin drejt BE, vetëm për shkak të mediave që shpifin pa të keq për llogari të pushtetit. Vendi ka probleme ku e ku më të mëdha me drogën, krimin dhe korrupsionin, sa hallet e pushtetit të katërt nuk mund të ngrihen në vend të parë.

Por gjithësesi ajo që i ka ndodhur Edi Ramës në Berlin është një leksion i mirë. Një e nga një deputetët e Bundestagut janë ngritur dhe i kanë kërkuar llogari kryeministrit shqiptar se pse mediat afër tij, ato që financohen dhe mbahen nën sqetull nga pushteti, kanë shpifur dhe hedhur baltë mbi kolegun e tyre Gunter Krishbaum. Për çdo deputet gjerman ashtu sikurse për çdo njeri normal të lirë dhe mendje hapur është e pa paranueshme që kur dikush nuk bie dakord me idetë apo pikpamjet e tua, ai të etiketohet si agjent i serbëve apo i paguar nga Rusia.

Lexo më tej:

Deutche Welle zbardh burimet gjermane. Pse u përplas Rama me deputetët e djathtë

Të pathënat e vizitës në Berlin/ Përplasja me dyer të mbyllura me Krichbaum

Kështu e konsideruan mediat proqeveritare Krishbaum dhe janë po ato media që vazhdojnë të prodhojnë lajme edhe sot sikur Merkeli i ka thënë “PO” Ramës për hapjen e neogociatave, ndërkohë që edhe Reuters edhe Deutche Ëelle shkruajnë të kundërtën.

Natyrisht, përpara parlamentarëve gjermanë Rama bëri të urtin, i kërkoi falje deputetit të CDU-së dhe e mohoi lidhjen me ato media që gjithë ditën të shurdhojnë veshët me propagandën e tij.

Por kjo ngjarje që ndodhi në Bundestag n’a tregon dy gjëra.

Lexo më tej:

Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

Së pari se kujt i përkasin mediat që shqpikin, fabrikojnë, transformojnë realitetin dhe sulmojnë apo denigrojnë kritikët e qeverisë. Kjo histori, që e detyroi kryeministrin të kërkojë ndjesë (gjë që se bën kurrë në Shqipëri) shërbeu për të demostruar se ai që bërtet gjithë ditën kundër kazanit mediatik, është mbështetësi, financuesi dhe përkrahësi i këtyre lloj portaleve dhe TV-ve.

Së dyti ky incident, të cilin edhe sipas Deutche Ëelles parlamentarët gjermanë e kishin imtësisht të dokumentuar, tregoi se çfarë çmimi të lartë mund të ketë çeta mediatike e Ramës për imazhin e vendit. Disa nga deputetët që ishin në atë seancë, ndoshta nuk ishin të informuar sa ç’duhet për ato që ndodhin në Shqipëri. Por kur u vunë përballë fakteve dhe provave të kësaj fushate denigruese të denjë vetëm për regjime erdoganesko – putiniane, e ndjenë për detyrë që të rreagojnë.

Pra një gjë është e qartë lufta e ndyrë ndaj individit Krishbaum, që u programua në zyrën e kryeministrit në Tiranë, n’a ka dhuruar më shumë armiq në Berlin. Dhe pikërisht ky është fakti që tregon se sap o i shërben skota e kryerilindasit, integrimin europian të vendit.       

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Keto te vetquajtura media te rames sot,dje ne 97 ushin me kalkasha ne dore
    vetem lexoni komentet ne gazetat e rames,sesi propagandojn komentusit delera trafi droge.
    nje 25% te pupuliit korruptive dhe multi etnitete ju konvonon sistemi turko-arabik ps rama
    se ndryshe nuk munde te vjedhin e bejn trafik e krimebme tritole…

  2. Mediat pro-Ram me shume se Kazan jane UTURAKU qe qendrojne te bytha e Rames non-Stop per ti mbledhur baglat qe leshon andej-kendej kufirit e per ti shitur per hallve te rilindIdjotet te cilet kane 5 vjet qe i mbllacisin keto baglat e Rames dhe thone se jane te embla.

  3. Edi Rama i ka quajtur me emer “artistic” media Kazan.Ne fakt ata Jane gjirize nevojtores ne sherbim te Qeverise dhe Edi Rames.Ka gjirize rutine sic ka dhe gjirize TOP.A nuk eshte Morr Baze kryegjirizi i Edi Ramesh………e sa e sa gjirize te tjera si Mustafe Nano,Lorenc Vangjeli,Skender Minxhozi etj.Keta maskarenje me paturpesine me te madhe vec lajka i bejne kesaj qeverie kriminale.Morr Basja that se Krichbaun eshte marreme trafik femijesh.Ku Morr ngateron Krichbaun me Arben Ndoken e Elvis Rroshin.Nuk Jane Kazan o Edvin,Jane gjirize.

  4. Sepse ari eshte simbol i intelektit, njohurive dhe mencurise komentuesve te kesaj gazete.
    Une per veten time lexoj kete gazete kryesisht per ari-n si dhe komentuesit qe e pasojne per t’u clodhur dhe shkarkuar stresin.
    Kam vetem nje verejtje te vogel; sikur te mesonin te shkruanin korrekt gjuhen amtare nuk do te ishte keq.

  5. Ja dhe nje syresh prej tyre me emrin e k/ministrit qe ne nje fjali me shtate fjale ben tre gabime ortografike.

    1. Gabim ortografik eshte k/ministri me “k” te vogel o copa e analfabetit, meso emrin tend o bolja Rames se edhe Nick-un e ke te vjedhur

  6. Rames ja ka futur Erion Veliaj. Dy mediat qe shane deputetin gjerman jane media ne kontroll te te plote te Erion Veliajt. Tema dhe Tirana Post. Nje idjote pabukse si mira kazhani dhe nje monster pushteti si mero baze sulmuan deputetin gjerman me ide te Erion Velise e Endri Fuges duke i bere me dashje ose jo nje dem te madh shqiperise e turperim final Edi Rames. Rama te shohe se nga gjarprinjte e vete do ti vije fundi.

    1. I pa arsimuari i Rames – Duket se je analfabet funksional 100% kur fillon fjaline me shkronje te vogel.
      Me teper se I pa emer (shkruhet vec, idiot) je I pa tru!

      1. Dukesh qe je nga malesite e Jugut ti i “Pa Emer”. Vetem katunaret shpirt vegjel kur mesojne Abetaren e sheshin per universitet. Ke mesuar ne word si behet nje shkrese o katunar fale punesimit pa merite. Apo akoma me keq, ta ka gjetur punen bashkshortja (qe po i luan telat seksit ne parti)
        Siao

  7. Edi,
    kur shkruhet nje leter duke iu drejtuar dikujt me emer veprohet si me poshte:
    Rreshti i pare fillohet me emrin e personit qe i dergohet, natyrisht me germe te madhe, vendoset presje dhe vazhdon fjaline kryeradhe me germe te vogel.
    Mesoe te keqen xhaxhi, qe keshtu pak nga pak e dite pas dite te filloje truri te funksionoi dhe te dalesh nga gjendja prej idioti noterik ku ndodhesh.

    1. Te vjen turp nga emri qe ke apo nuk di ta shkruash, kjo te ben njesoj mjerane ty moj ish-komentuesja GR (Gojore Rames)
      P.S – Lexoje prap komentin tend moj Gojore dhe plasi syte, e ke filluar fjaline me germen ‘o’ te vogel.
      Shko e nderro numrin e syzeve, Gojore!

  8. edhe kazani mediatik rama-bashar al asad dhe mediat e gadaf libi,munde te gjykohen e denohen nga nje qeveri e re,dhe gjykata te reja ne qeverin e radhes.
    te maskohet i gjjthe realiteti eshte dyfish krime.
    pra mediat nuk guxojn ne vende ku funkcionon ligji normal te qesin tituj vetem pro mafis,se ne kalabria e sicili jane eliminuar qysh se moti mediat pro mafis…..

    1. GR apo Gojore Rames, ti nuk di emrin tend pra nuk mund te dish ku banoj une! Gojore, shko e meso emrin, meso atesine, meso dhe te shkruash dhe eja ketu na bej per te qeshur me idiotesite e tua.

  9. Boll se late nam, trimarat e xha jahos,
    Kini ne mesazhe lejohen edhe lapsuse per shkak te prakticitetit, ashtu si edhe shkurtime etj., mos lini nAm me ndershme du cjepesh, por komentoni ceshtjen, dhe sa me larg b.lepirjes per pushtetin, he trima, mos harxhoni diten me sherr idjotesh, t’mira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *