• |
ide | kryesore

Vrasja në Kamëz, dyshohet se autorët janë përdorues droge të cilët kishin nevojë për para

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka ngritur një grup pune të posaçëm për hetimin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Kamzës. Dyshimet e para flasin për kontigjentë kriminalë, që kanë marrë pjesë në këtë grabitje që u mbyll me vrasjen e kryefamiljarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buci.

Dyshohet se autorët mund të jenë konsumues droge, të cilët të shtyrë nga nevoja për të pasur para, kanë vendosur të grabisin marketin e vogël, që administrohej nga familja Buci. Shumë persona janë shoqëruar dhe se deri në orët e mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur asnjë të ndaluar për këtë ngjarje.

Në një rrëfim të shkurtër para policëve të Tiranës gruaja e viktimës thotë se gjithçka ndodhi kur bashkë me burrin ishin duke bërë mbylljet e fundit të dyqanit, për të shkuar në shtëpinë e tyre përdhese që ndodhet ngjitur me dyqanin. Në arkë ndodhej djali i vogël i çiftit Buci, ndërsa Merita me bashkëshortin e saj ishin në një pjesë tjetër të dyqanit që kishte lidhje direkte me shtëpinë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *