• |
ide | kryesore

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë. Aksidenti ka ndodhur në Lushnje mëngjesin e sotëm. Të plagosurit janë Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani. Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia thotë se pas përplasjes, motori shpërtheu në flakë. Për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta aksi rrugor Lushnje-Rrogozhinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *