• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e vizitës së Ramës në Bundestagun gjerman

Lajme, Të fundit



“Në Bundestag si skllav i krimit!” Kështu e titullon ish-kryeministri Sali Berisha një koment të gjatë të tij në Facebook për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani duke u ndalur te takimi me të zgjedhurit gjermanë në Bundestag. Berisha thotë se në takimin e tij në Bundestag, me “dy gënjeshtra të turpshme qe rrenacaku dymeterlik lëshoi pa u skuqur para parlamentareve gjermanë dhe ulërimat e njeriut të sfazuar, Edi Rama neveriti audiencën e nderuar sa asnjë vizitor tjetër ne tre dekadat e fundit”.

“Së pari, pasi kërkoi te falur per fushatën e ulet shpifëse me fjalor rrugaçi ordiner te tipit te luftes se ftohte, qe ai vet ndërmori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kunder kryetarit te Komitetit per Europen te Bundestagut z Krischbaum, e paraqiti ate jo vetem si veper te shypit te lire te pavarur prej tij por edhe si nje akt te papërgjegjshëm te njerëzve qe nuk duan integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

Me kete gënjeshtër te peshtire Rama veçse iu provoi atyre përfundimisht se ai ishte jo vetëm skenaristi i sulmeve te ndyra te stilit te luftes se ftohte por ishte njëkohësisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.
Prandaj deklaraten e tij, deputetet e Bundestagut e hodhen poshte me perçmim dhe ia perplasen siç e meritonte te verteten ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa është i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj” – shkruan Berisha ndër të tjera.

Berisha shkruan se kulmi i diskreditimit dhe vetëdemaskimit i Edi Rames ne Bundestag, arriti me përgjigjen qe ai i dha si skllav i krimit pyetjes se e deputetëve gjermanë se pse ai nuk lejoi drejtësinë te arrestojë Saimir Tahirin per akuzat qe rendonin ndaj tij.

“Kësaj pyetje Rama iu pergjigj me megamashtrimin e turpshëm, te cilen nuk e kishte thene kurre me pare ai as dhe papagajtë e tij me te verber ne media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnje imunitet. Reagimi i deputeteve gjermane ishte i prere. Ata i hoqen masken Rames duke i thene se ai jo vetem nuk lejoi arrestimin e Tahirit por ndërmori sulme te hapura kunder prokuroreve te çështjes Tahiri.

Rama beri kete megamashtrim nderkohe qe mbare komuniteti nderkombetar denoi bllokimin e drejtësisë nga ana e tij ne rastin Tahiri. Ai e beri kete pohim pas deshtimit te përpjekjeve te tij diabolike per te zëvendësuar Llallen me Tahirin per te bertitur se eshte Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llalles. Mirepo kjo pergjigje e Edi Rames ne Bundestag ishte deshmia me flagrante dhe me e pakundërshtueshme qe bindi ligjvënësit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht është skllav i dosjeve qe ka Tahiri per te dhe Olsin e tij” – shkruan Berisha.

Berisha shkruan se ishin këto qëndrime të Ramës që grupi parlamentar politik me i madh i Bundestagut dhe Europës vendosi 2 hapa që ndoshta nuk i ka marrë kurrë më parë
“1- Të refuzojë, në një akt tejet të rende dhe te paprecedent, ftesen e derguar dite me pare te Edi Rames per darken e shtruar per nder te tyre nga ai në China Club.
2- Te anuloje vizitën faktmbledhëse ne fillim te majit te delegacionit te Bundestagut te kryesuar nga kryetari i komisionit per Europen Gunter Krischbaum. Shtoj këtu se kjo do te ishte vizita e 12-te faktmbledhëse e deputeteve te Bundestagut ne vitet e fundit per integrimin e Shqipërisë ne BE” – shkruan Berisha.
Ai e mbyll se këto qëndrime janë në vetvete një apel për dinjitetin e çdo shqiptari, “qe te dënojë sjelljen staliniste të skllavit te krimit Edi Rama dhe te bëjmë gjithçka qe vendi te ece i sigurt ne rrugën e integrimit ne BE!”. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. He more komentuesat e gatshem,ku jeni?Pse nuk ndiheni?Akoma,nuk keni gjetur ndonje “sebep” pra aresye,per te vjelle vrerin qe keni nda ketij deklaruesi,si dhe per te shprehur dashurirne tuaj te pakufishme per liderin genjeshtar dhe mashtrues,qe keni vene (me sakte,qe e ka vene vehten )ne krye te Rilindjes se qelbesirave?

    1. kjo eshte qe keta duan qe brenda u gezon shpirti per trajtimin e shqiptareve sa me keq, te qifsha motren ty berishes qe shkateroj vendin edhe atij lulit qe bene propogande kunder shqiperise

  2. ore i pa emer dhe keshtu do mbetesh se nuk ka me keq thote populli kur te mallkojne tu harrofte emri keshtu si te ka ndodhur ty more socialist i thekurMe duket se ty te ka ngelur ora qe pare 5 vitesh .Fajin : e ka sala .Turp qe nuk ke logjike per te arsyetuar se si po qeveris kjo qeveri :Harron se Gjermania i di9 te gjitha bemat e qeverise dhe keshtu nuk na pranon bota . T i kujton se jemi akoma ne kohen e merhumit qe ishim te mbyllur dhe te pa dale te gjithe shqiptaret falimi8nderit liberalizimit e vizave e kemi pare para teje europen para 5 viteve dhe jo si ti qe nuk merr vesh fare

  3. e sakte shkelqesia salih berisha ,se me ramen ne paris dhe berlin vetem u tallen evropa me te.
    evropa ka abasadoret e vet ne tiran,por dhe kane mundesi ta dijne se qka ndodhe edhevne vende lufte si ne siri,hiq pa abasadore.
    pra genjeshtrat e rames nuk i hajne as qenet e evropes,lere me ti besoj dikush.
    syndromi patologjik i rame dhe gjithe ps eshte mashtrimi me nje perqindje populli shqiptar,dhe mendojn se mashtrojn edhe boten.
    salih ju jeni njeri qe shikoni ne sy njeriun,dhe ne raste gabimi e pranoni,se nuk ka njeri parfet pa gabime,por rama kurre smund ta shikon diken ne sy,se rrene,por vetem me shikime anash dhe jo direkte.
    besoni qe per salihun me ka fole edhe nje grua zvicerane,ku tha,se i kane hije kostuni,krehet bukur dhe eshte orator avokat i madhe ne diskutime.
    u habita se ku e njef,po ma ktheu se shikon nga nje her albanin ne tv parabol.
    edhe ismail kadaren e njefin shume evropoant dhe kishin lexuar libra te tijë.
    rama njefet si vagabond me zero besime ne publikë.

  4. Ore,,,AGRON, duhet te jeshe guak, ose miop qe ti dalesh sot ne mbrojtje ketije fare KM,Bemat, mashtrimet, vjedhjet, krimet, drogen , eksodin, ekonomine, e sa e sa ka mbi kurriz ky i pa ditur, por ama mjeshte i te shiturit, qe shtihet mjeshter me llafollogjine e mashtrimit, por per realitetin ia corren ne sy europa. E pse qenkemi kundra ne europes? kKurre..Kundra saj eshte kjo qeveri e qeveritaretme shpurat e tyre si ju qe e degediset kete popull te marre rruget si me 91, Mashtrimet e arritjeve te ketij batakciu kalojne kufijte realitetit, ai sikur nuk jeton ketu me popullin ,,por ne ndonje parajse, le po qe i ben edhe presine nga me percudnoret, me ruse, terroriste ,, kineze, etj per cdo na nxjerre neser. Andaj ky lugat e ka trembur EUROPEN me bemat e mos ecjen perpara te reformave e te drejtave te njeriut, keshtu qe cna do europa ne, ta mesojme si te vjedhin, si blihenTVte, e gazetat, si lihet populli pa pune e asistence, pa investime? Aaaaa po me fotografi e mashtrime jemi te paret, se ashtu e kemi te parin,

  5. Ti o kriminel meso njeher se kush ishte Gerdeci dhe kush ishte baxhanaku yt se kru vrave njerezit the qe nuk i di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *