• |
ide | kryesore

‘DASH ka gati listën, 15 zyrtarë të lartë shqiptarë ‘non grata’ në SHBA’

Lajme, Të fundit



Në emisionin “Java” në RTSH, analisti i këtij emisioni, Lorenc Vangjeli, bëri një deklaratë të bujshme. “Sipas burimeve të besueshme”, tha ai, “Departamenti Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen “non grata” të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë”.

Arsyeja e ndalimit sipas analistit lidhet me të dhënat që mledh Departmenti i Shtetit për përfshirje të zyrtarëve të lartë të vendeve të ndryshme në afera korruptive. Ndalimi I hyrjes në SHBA i këtyre zyrtarëve parashikohet në legjisiacionin amerikan. Mbi këtë bazë, Deparmenti i Shtetit u ndaloi së fundi hyrjen në SHBA ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llala dhe deputetit Tom Doshi. Kjo ishte hera e parë që kjo masë aplikohej për zyrtarë dhe deputetë shqiptarë. Madje për ish Prokurorin Llalla, ambasadori Donald Lu deklaroi në një emision televiziv se është hera e parë në botë.
Deklarata e Vangjelit paralajmëron se një fat të ngjashëm mund të kenë edhe 15 zyrtarë të tjerë. Nëse një informacion i tillë konfirmohet atëherë në javët në vijim pritet që ujërat politike në Shiqpëri të trazohen edhe më tepër, me pasoja që mund të shkojnë deri në doreheqje të rëndësishme apo vakume institucionale.

Në raportin e DASH për vitin 2107 theksohet se korrupsioni ka prekur të gjitha degët e qeverisë. Në mungesë apo vonëse të drejtësisë, ndalimi i hyrjes në SHBA duket të jetë dënimi i parë me të cilin po përballen e do të përballen pëshqit e mëdhenj në Tiranë.



7 Comments

  1. 150,1500 dhe prap jane shume pak. DASH duhet ti veje nje kusht kryetareve te partive , nrse jep nje emer dhe ai kandidohet atehere duhet qe ne liste te jete emri i kryetarit te partise. Duhet ti jepet fund zhulit ne politike dhe kudo.

  2. Ne listen e DASH duhet te jeni Dhe ju pseudo analista ju me taksat tona jetoni ne luks dhe parajse. Sa shpejt behesh zevendes I Dash po ku ka nevoje USA Per ju o plehra ju jeni sinonim me te keqen e ketij vedit.Vazhdo Lorenc &co vazhdoni dhe pak kohe jetoni me gjoba .

  3. Ore ky DASH-i amerikan duhet ti marre ne Amerike keta me detyrim qe te shpetoje Shqiperia e populli i saj .Ketu ata jane si ne parajse kurse atje ku shteti te di cdo gje do perfundojne te punojne roje ne aeroporte ose pjatalares.
    Keshtu s’do kene mundesi dhe te perdorin leket e vjedhura dhe te fshehura .

  4. Ky Llorenci,ka kohe qe po na flet si nje perfaqesues i prokurorise,apo me sakte i ambasades amerikane.Por do i rekomandoja Llorencit,te shikoje listen dhe ne te jane me siguri,persona te pa lidhur me ish sigurimin e shtetit.Eshte fakt,qe shumica e shqiptareve qe kane emigruar ne SHBA,jane persona direkt te sigurimit te shteti,pjesa me e madhe ,ish hetuesa,ose persona ish zyrtare te larte dhe te infiltruar ne sigurimin shqiptar.Bile edhe ne personelin e ambasades,shumica,jane te tille.

  5. Ore ky -Langaraq Vangjeli na u be si Taku Ngjela sikur punojne ne shtepine e bardhe ne kabinetin e -Trumpit-,keta i dine kush do denohet ,kush do c’denohet te ”pa pare”.

  6. Pershendes komentin e komentuesitKRIST, ma ka marre mendimin e prakticitetin e njohjes se tyre mbasi edhe une i kam njohur e i njo ne nje vend kufi me AMERIKEN, Jane me shumice te strehuar e rregulluar, qe athua shkuan ne emigracion se ne rregjimin e tyre ishin te persekutuar, e qe ketu, nese flet ose dialogo , te hidhen ne fyt, vetem duke share demokracine e lideret e saj. Por si eshte e mundur qe te jene me shumiceketa e jo te vuajturit, e si ka mundesi qe shteti ketu i perkedhele i ka mbajtur me mirese ata qe kane vuajtur. Keta kelyshe jane si celula komunistesh, i ke nga te gjitha ish organet e pushtetit komunist, qe sot kane bere bashkime familjare pa asnje pengese. Keta maskarenj edhe me demokracine fituan me shume, pa iu futur gjemb ne kembe. Mbetet fjala popullore_ I varferi e i ndershermi gjithmone mbesin fukarenj, maskarai, e i poshtri fiton ate te pa merituaren.Sot kjo eshte reale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *