• |
ide | kryesore

“Girl Power”, 3 femra “pushtojnë” top listën e Itunes

Paparazzi, Slider



Pak nga pak, femrat po marrin përsëri kontrrollin e muzikës. Rihanna, Beyonce, Adele, Katy Perry dhe Taylor Swift e bënë këtë gjë disa vite më parë, tani është radha e emra të tjerë të spikatur të muzikës botërore. Ariana Grande, Camila Cabello, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Përditësimi i fundit i renditjes të iTunes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dha një rezultat që shihet për herë të parë në 2018-ën. Tri femra janë të parat në këtë renditje, dhe secila prej tyre kryeson me këngën e fundit që siç duket nga shifrat ka rezultuar një sukses. Ariana Grande zë vendin e parë me ‘No Tears Left To Cry’, Camila Cabello në vendin e dytë me ‘Never Be the same’ dhe Bebe Rexha me “Meant To Be”.

Ka qenë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila ekzaltimin për këtë dominim të tyre në muzikën botërore, e quajti “Fuqia e femrave”. Natyrisht që një rezultat i tillë na bën të ndihemi krenar, jo vetëm për shkak të origjinës së saj, por edhe të suksesit çka po e bën artisten një emër me famë botërore.

E ku ka më mirë! Kur femrat e suksesshme bëhen bashkë, ato dominojnë! Bravo vajza!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *