• |
ide | kryesore

Burrë e grua kërcënojnë të hidhen nga vinçi 30 metra i lartë

Lajme, Të fundit



Një burrë dhe një grua kanë hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënojnë me vetëvrasje. Policia e Tiranës bën me dije se rreth orës 20:45 është njoftuar se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Ambulanca, ku burrë e grua, të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen. Ata dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim. Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *