• |
ide | kryesore

Rama fut PS-në në fushatë: Shkoni fshat më fshat, njerëzit nuk hanë shifra

Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën. Sipas tij Shqipëria sot nuk ka opozitë, pasi nuk sfidon me intelekt, por me forcë. “Ne jetojmë sot në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. Nuk kemi opozitë. Ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë, po në thelb e bën shumë më të vështirë punën tonë.

Sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, po fizikisht është një hata e madhe përsa i përket nevojës që ka çdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt, një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend po si në një tapet mundje, është një hata e madhe sepse ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar para alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të shtrihemi në një sport që nuk ka lidhje as me politikën po as me sportet e njohura nga federatat ndërkombëtare.

Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen dhe program sharjen, është një opozitë shumë e rrezikshme për ne, jo për rezultatet e zgjedhjeve, por për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën”,- tha Rama. 

Më pas ai la porosi se të gjitha strukturat e PS-së duhet të hyjnë në fushatë të mirëfilltë. 

“Të hyjmë në fushatë të mirëfilltë me angazhimin maksimal të të gjitha forcave tona që nga nvieli i kryesisë së partisë, qeverisë, Asamblesë Kombëtare dhe të gjitha niveleve të dyta të organizimit për të shkuar qark më qark, bashki më bashki dhe fshat më fshat për të folur me njerëzit, jo për çka kemi bërë, po për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte, kur opozita nuk vjen në Parlament për të sjellë zërin e njerëzve. Njerëzit nuk hanë shifra, tha ai dhe maxhoranca nuk jeton në një guackë të shkëputur nga realiteti. Ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar seriozisht nga rreziku që të perceptohemi të tillë nga njerëzit”, tha Rama. 

 



7 Comments

  1. E dëgjova Edi Ramën me fjalimin e tij në asamblenë e PS.
    Më solli në kujtesë fjalimet e Enverit në Kongreset e PPSH kur të gjitha meritat ja hidhte vetes e të gjitha të këqijat ja hidhte armiqve të mbrendshëm e të jashtëm.
    Edhe Enveri kështu thoshte.
    Të dëgjojmë zërin e popullit dhe popullin e fuste në burg kur ndonjë guxonte të ankohej për qeverinë.
    Ata që e kanë përjetuar kohën e Enverit, besoj se nuk e kanë haruar se reforma i quante ai të gjitha spastrimet e “armiqve” që i faniteshin në ëndrat e trazuara nga komplekset e fajeve të tij kriminale.
    Foli e foli për armiqtë e mbrendshëm (opozitën) e për armiqtë e jashtëm (deputetet e mazhorancës qeverisëse gjermane), por nuk u kujtua të përmendëte se cila është kërkesa e opozitës shqiptare, e BE dhe e SHBA për ish ministrin e tij të mbrendshëm Tahiri, të kapur mat nga antimafia italiane.
    Pata iluzionin se në mbledhjen e kësaj asambleje, pas drurit që hëngri me vizitën e tij në Berlin, më në fund do ta ndante mëndjen e do të kërkonte publikisht në këtë asamble, nga prokuroria arrestimin e Tahirit.
    Por hiç.
    As u kujtua ta përmendëte fare Tahirin.
    Vazhdoi vetë paradën e sukseseve të qeverisjes së tij, duke kërcënuar ministrat e kryetarët e partive të rrëtheve se do ti pinte e zeza nëse nuk do të komunikonin si ai me publikun.
    Kjo më solli në mënd fushatat e spastrimit që bënte Enver Hoxha kundër “burokratizimit”, vetëm për të mashtruar turmën se ai ishte në rregull po e keqja vinte nga poshtë.
    E vetmja “autokritikë” për vete, që mesa duket ndikohej nga mielli që ja hodhi opozita në surrat në Kuvend, ishte vetëm “gabimi” me trajtimin e qytetarëve të Kukësit.
    Kritikonte medemek ministrat e tij që në vënd të statistikave të mereshin direkt me hallet e popullit, e vetë u mor vetëm me statistika të sajuara suksesesh.

  2. PO TI DERGOJE LETER ENVER HOXHES TE BENTE SYNET ME HANXHAR, TE SHKERDHENTE 7 BREZA, QE DHE SOT SE KANE MARE VEHTEN BREZI I 8 .BURRE SHTETI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *