• |
ide | kryesore

Rama kritikon Spiropalin: Prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot, nuk ka bërë detyrën si duhet

Lajme, Të fundit



Mjaft i ashpër është treguar kryeministri Edi Rama me personat brenda partisë së tij. Dhe sulmin më të drejtpërdrejtë dhe me emër në veçanti, e pati ndaj Elisa Spiropalit, socialistes, e cila është koordinatore për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike Edi Rama, tha se Elisa Spiropali nuk e ka bërë punën si duhet. Vetë Spiropali foli për kryetarë të PS-së në rrethe, se bëjnë anëtarësime fiktive për të treguar se po bashkëpunojnë me qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Por kryeministri, tha se priste nga Elisa që të paktën të fliste me emra dhe t’i kishte shkarkuar ata kryetarë.

Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes dhe prisja të thoshte cilët kryetarë duhen shkarkuar sot dhe jo nesër, për faktin që nuk duan t’ia dinë fare se bashkëqeverisjen me një instrument që është konkret, platformën e bashkëqeverisjes online, ta vërë në dispozicion të të gjithë njerëzve që rinë rrugëve për të kapur deputet, miq, kushërinj e shok që të marrë një hipotekë. Si mundet që sot, pas 6 muajsh ne të kemi ende bashki ku kryetarët e partisë ende nuk e kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune, dhe nuk janë as në mundësinë dhe as në përgjegjësinë të marrin për dore çdo njeri që do të futet në punë dhe ta çojë në punë, sepse kjo është e pamundur. Ashtu sikundër, deputetëve, u duhet dhënë mundësia që të kenë pikën e referimit ku t’i drejtojnë njerëzit, shqiperiaqeduam.al. Ka shkuar në 80 veta numri i punonjësve të hipotekave që jo vetëm janë shkarkuar nga puna po janë në ndjekje të prokurorisë vetëm për faktin që nuk u ka dhënë qytetarëve dokumentet në kohën e duhur. Kryetari i partisë nuk i ka dhënë njeri detyrën të merret me punësime. Ka kryetar partie që e bëjnë, duhet shkarkuar. Nuk i ka dhënë njeri detyrën të bëjë ndërmjetësime, dhe lëre më pastaj për të rregulluar vëllezërit, motrat e gjithë farefisin, duhen shkarkuar, se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe. Njerëzve nuk u duhet çfarë thotë Rama në televizor apo çfarë thotë ministri për rritjen ekonomike.  Elisa nuk e bëri këtë se nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërtetë. Dhe unë shpresoj që ta bëjë”, – tha Rama.



6 Comments

  1. Spiropidhi eshte nje zharabajge qe u be me miliona ne Dogane dhe ti kete e di shume mire o mesuesi zhgarravines

  2. Mos, i bertiti skenderbeu ksaj donikes!!! Ishalla nuk le politiken se kush rri çan trapin me noi tjeter neper studio, ksaj spiropjeshkes sikur ja morem doren

  3. I çmenduri dhe i ligu, nuk heqin dorë kurrë!
    I çmenduri dhe i ligu, nuk heqin dorë kurrë!
    Nga SYRI.net – 14:47, 28/04/2018
    Kemi treguar shumë kohë më parë këtu te SYRI.net, historinë e Qamilit, i cili ishte bërë problem i madh për shtëpinë e tij, fqinjët, lagjen, spitalin dhe gjithë qytetin.

    Me pak fjalë fabula ishte kjo:

    Qamili një i papunë për qejfin e vetë në moshë të mesme, që jetonte në kurriz të familjes ishte i fiksuar se nuk e linte të ecte përpara në jetë, fqinji i tij Hasani. Prandaj, një e dy, ai merrte gurë në rrugë dhe qëllonte xhamat e dritareve të komshiut.

    I flisnin të gjithë që të hiqte dorë, sepse nuk ja kishte fajin për asgjë Hasani që ishte në punë të vet, e paralajmëronte sistematikisht policia, por Qamili aty; kap gur e gjuaj xhamat e të tjerëve. Kur e panë që nuk kishte ndërmend të reflektonte, e çuan te mjeku psikiatër, i cili pa u menduar dy herë e plasi në çmendinë. Aty brenda për çudinë e të gjithëve, Qamili sillej si njeri krejtësisht normal. Prandaj, pas 6 muajve e thirrën mjekët në komision dhe mes të tjerave e pyetën, që nëse do ta linin të dilte jashtë; çfarë do të bënte?

    Qamili pasi u premtoi doktorëve se do sillej mirë, ju tha se kur të dilte që aty, do të niste punë, pastaj me rrogën e parë do të blinte një biçikletë…

    Mjekët të ngazëllyer për pak firmosën daljen, por e lanë që të vazhdonte edhe pak…Pastaj-tha Qamili-do të marr një thikë, do çaj gomat e biçikletës, do nxjerr kamerdaren dhe me atë do bëj llastiqe, që të gjuaj xhamat e Hasanit!

    E plasën prapë brenda doktorët Qamilin, e nxirrnin çdo 6 muaj në komision, por ai pasi u tregonte histori të bukura e normale, fundin e tyre e kishte gjithmonë të njëjtë; do shkoj të qëlloj me gurë xhamat e Hasanit!

    Në një nga këto raste, përpara se doktorët të bindeshin përfundimisht, se Qamili e kishte vendin vetëm në çmendinë, ai për pak jua mbushi mendjen se do hiqte dorë nga thyerja e xhamave të të tjerëve.

    Ju tregoi se kur të dilte që aty, donte të krijonte familje; do gjente një vajzë të mirë për grua; do bënte dasmë, pas saj do ta çonte gruan në dhomën e gjumit e do ta shtrinte në krevat, si gjithë të tjerët do ti hiqte fustanin e nusërisë e rrobat e tjera, pastaj në fund fare edhe mbathjet…pastaj… do merrte llastikun e tyre, që të bënte llastiqe dhe të shkonte të qëllonte xhamat e Hasanit!

    Me shumë gjasa Qamili është ende në spitalin psikiatrik dhe familja e tij, Hasani e gjitonët e tjerë, lagjja, policia e gjithë qyteti kanë një hall më pak.

    E kemi treguar këtë histori rreth dy vite më parë, duke analizuar sjelljen psiko-mentale të kryeministrit Edi Rama, që kurrë nuk pranon e nuk reflekton, edhe kur gjithë bota i thotë se ka bërë gabim e keq në krye të qeverisë; edhe kur fuste në parlament e parti, kriminelë; edhe kur mbronte Roshin e Prengën; edhe kur Shqipëria jeshilonte nga droga; edhe kur lulëzoi “marrëzinë e kumarit”; edhe kur për çdo dështim e mashtrim të tijin, fajin e kishte Saliu… edhe…

    Sot, pas 5 vitesh në pushtet jemi në të njëjtën situatë recitiviste; ai është i njëjti, nuk heq kurrë dorë nga “xhamat e Hasanit”. Në Berlin i thonë që mos e mbro më Tahirin e kapur me presh në dorë si ministër-kapo në trafikun e drogës, ai thotë se fajin e ka prokuroria; i thonë që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë bërë njësh me qeverinë e tij, ai thotë që fajin ma ka Luli dhe opozita; i kërkojnë llogari se përse mediat e Endri Fugës sulmojnë deputetët e Bundestangut; ai thotë janë “kazan” dhe të njëjtën gjë i bëjnë edhe atij në Shqipëri, etj etj.

    Çfarë halli ka kryeministri ynë, që nuk bën asnjë punë për këtë vend, por vetëm qëllon me llastiqe xhamat e shtëpive të të tjerëve, pa pushim?!

    Është thjesht i çmendur si Qamili apo edhe i ligu, që nuk heq dorë kurrë?!

  4. Eshte mashe e vogel kjoSPIRROPELA,mos e perdor edhe per spiunlleqe, jepi prape doganen se mbse e ben me mire, e rriten te ardhurat personale, se me drogen poe mbyll, keshtu qe doganen e ke nen hyqem, beje sa ma shpejt, aman o z RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *