• |
ide | kryesore

Rama në Asamble: Etiketohemi si qeveri arrogante, Kukësi ishte mësim, ligjet transparente me publikun

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një tjetër aspekt që duket se nuk e lë të pashqetësuar, kërcënimit që qeveria të etiketohet përfundimisht arrogante.

Ai është shprehur se Kukësi ishte një një mësim i madh për të kuptuar përgjegjësitë dhe për të mos përsëritur të njëjtin gabim duke mos i shpjeguar publiku qëllimet e reformave.

Jemi përballë kërcënimit që ne të etiketohemi përfundimisht si arrogantë, pse thonë njerëzit që ne qeverisim me arrogancë, ta kuptojmë dhe ta ndajmë, cila pjesë e qeverisjes sonë cilësohet arrogante se është e drejtë dhe bëjmë reforma të dhimbshme dhe cila pjesë është padrejtësisht arrogante me njerëzit, këtë duhet ta ndajmë, Kukësi ishte mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë, për të kuptuar çfarë nuk bëmë si duhet për të mos u përsëritur gabimi që duke u nisur për qëllim të mirë, pa e shpjeguar qëllimin të gjendesh përballë një reagimi që të lë në ballë etiketën e arrogantit. Që do të thotë ne nuk duhet të kalojmë më ligje të asnjë lloji pa i bërë me parë transparente për publikun, nuk është detyra e njerëzve të rrinë me celular në dorë që ti kërkojnë është detyra jonë ti nënvizojmë ca po bëjmë” – tha Rama.

 



6 Comments

  1. Cudia madhe”””, si ka mundesi te gaboi ky SKENDERBEU, i spirropalluqes, si ka mundesi qe ka gabuar ky profesori, i bojatisjes?_ Mos thoni qe gabon ky, asnjehere,,, e keni degjuar te thote ne parlament, a ne konferenca shtypi kur e pyesnin per drogen, si pergjegjej> po per ngritjen ekonomike a ka thene ndonje here te verteten? KURRE. Ky eshte mashtruesi me i madh kryeminister qe i ka ardhur shqiptareve nga qelbesirat, andaj hipokrizise, aktrimit, mashtrimit te ketij KM nuk duhet ti besoni asnje here, mbasi ne kaq vjet qeverisje e ka cuar vendin shume me keq nga cka qene, e si mundet ti besohet kesaj monstre?Propagganda e tije, e kapur ne gazeta,, portale, e televizionet e blera do mundohen ta nxjerrin si reformator per qeverine, or pas atyre fshihet djallezia e ketij njeriu, qe telefonin e quan ekonomi te familjes. KY eshte ne realitet____VAJ MEDETI <<<<<<

  2. Nuk kini pare as gje akoma nga -Overdoza-do bjere ne koma ate here do shpetoje nga kjo qeveri e perdale dhe rjepse populli fukara qe gezohet vetem kur jane zgjedhjet se merr nje thes mjell ,ose pesedhjet mij lek te vjeter dhe shet -menderen-dhe voton per keta monstra..

  3. Mos, qe kur!! Jo , nuk me dukeni arrogant. Thjesht qani hallet e popullit. Jeni shume te thjesht. Por ka nje problem. Ky popull nuk ju kupton. Ju punoni nate e dite, mireqenia eshte ulur kembekryq. Keto zyrat e punes nga dy pune menjehere te ofrojne, por ketu nuk ka papunesi. Nje ekonomi ne lulzim, gjithcka shkelqen. Por ky popull nuk e sheh! Jo z kryem, nuk ka arrogance. Ju po sherbeni, jeni sherbetor te ketyre njerezve. Por nuk ju kuptojne. Jeni lideri qe po coni kete vend atje ku askush se mendonte.
    KESHTU mendon ti ne koken tende te semure, te ndotur, ne psiqiken tende. Pordhet e tua vaj medet. Krekosesh e pispillosesh dhe mendon se do vazhdoj te te ece. Nderron gravaten cdo dite, kostumet po ashtu. Te lepijne nga mengjesi ne darke dhe ti normal jeton ne nje realitet tjeter, shume larg qe ketej. Dmth ke vendosur te luftosh arrogancen ne rradhen e se majtes eee!! O zot, po bertet hajduti kapeni hajdutin. Lidheni kete te marre sa me shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *