• |
ide | kryesore

Rikthehet paqja mes Kanye West dhe John Legend

Paparazzi, Slider



Vetëm një ditë pasi plasi sherri në Twitter mes këngëtarit John Legend dhe reperit Kanye West ata janë parë nën shoqërinë e njëri – tjetrit.

Ka qënë “Baby Shower” i bashkëshortes së Legend Chrissy Teigen eventi që ka bërë bashkë dy miqtë e vjetër.

Ka qënë Kim Kardashian, bashkëshortja e West që ka postuar fotot e të dyve duke bërë të ditur për fansat që marrëdhëniet mes palëve janë shumë të mira pavarësisht përplasjeve të mendimeve.

Yjet e muzikës kërcenin me njëri – tjetrin dhe argëtoheshin në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të tyre.

Vetë Kanye ka postuar një foto në Twitter me mikun e tij ku duken të qeshur në praninë e njëri – tjetrit.

Gjithashtu reperi postoi një video të këngëtarit që luante në piano ku mbishkruante “ Udhëhequr nga dashuria”.

Kujtojmë që palët patën një konflikt përsa i përket mbështetjes që Kanye West ka për presidentin e Amerikës Trump dhe miku i tij John nuk bie dakort me këtë fakt, pasi nuk pëlqen politikat e udhëheqësit të SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *