• |
ide | kryesore

Roli i Al Capones transformon totalisht Tom Hardy-n (Foto)

Arkiva



Tom Hardy është aktualisht një ndër aktorët më të mirë sot për sot. Me role të guximshme dhe me projekte gjithnjë e më në rritje, figura e Hardy-t vështirë të zbhehet dhe në vitet në vijim. Nominimi për Oscar në kategorinë Best Supporting Actor me filmin ‘Revenant’ e solli artistin edhe më në fokus të vëmenjdes së regjisorëve.

Roli i tij më i ri vjen së bashku me një tjetër vepër të Josh Trank, të titulluar ‘Fonzo’. Ky bashkëpunim nxjerr në pah jetën e Al Capone, personazh të cilit Trank ia ka besuar totalisht Hardy-t. Si aktori, ashtu dhe regjisori, kanë shpërndarë disa foto prapaskenash, e gjithçka vërehet është transformimi i frikshëm i Tom. Një punë e shkëlqyer grimi, shoqëruar me disa proteza fytyre, si dhe kilogramë më tepër nga ana e Hardy-t. Nuk dihet se si do të pritet filmi, por me siguri do të marrë një nominim në Oscar-et e ardhshëm për kategorinë e Best MakeUp.

‘Fonzo’ do të hedhë dritë mbi vitet e fundit të jetës së Al Capone, i cili u nda nga jeta në 1947 në moshën 48-vjeçare. Një rol i tillë i ka kushtuar shumë kohë e mund Hardy-t, që njihet për sfidat që i ka vënë vetes së fundmi, për sa i përket aktrimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *