• |
ide | kryesore

Arrest me burg 69-vjeçarit që vrau gruan për lekët e pensionit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës dha sot masën “arrest me burg” pa afat për Bashkim Telin, 69-vjeçarin që vrau pak ditë më parë gruan e tij të dytë, Suzana Shemunin. Gjatë seancës të drejtuar nga gjyqtarja Izabela Radovani, Teli ka shfaqur çrregullime teksa dëshmonte. Ai ka thënë se e ka vrarë gruan e tij sepse ajo i kërkonte shpesh herë llogari për pensionin.

“Donte të dinte se ku i shpenzoja paratë dhe i donte ajo për vete. Disa herë ia kam dhënë, ndërsa këtë herë nuk doja t;ja jepja. Ajo u nervozua dhe filloi të ngrinte zërin. Me pas na humbi kontrolli dhe e qëllova. Kuptova pas pak se kishte humbur jetën dhe dola nga banesa”,- dëshmoi ai.

Prokurori Vat Staka kërkoi arrest me burg pa afat për shtetasin Bashkim Teli, ndërsa avokati i caktuar Agim Martini e la në dorë të gjykatës. Gjykata vlerësoi të ligjshëm ndalimin e shtetasit Bashkim Teli dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Autori dyshohet se ka probleme psikike, kjo nga sjellja aspak normale e tij në sallën e gjyqit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *