• |
ide | kryesore

Basha: 3 faktet që dëshmojnë se Rama ka instaluar një qeveri private 

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike se Edi Rama ka instaluar një qeveri private. Sipas Bashës, mjaftojnë tre fakte për t’a dëshmuar këtë: Kuksianët në burg, Dritan Zagani në mërgim, Saimir Tahiri në parlament.

“Kuksianët që ngritën zërin kundër dhunës së qeverisë për mbijetesën e fëmijëve të tyre u rrëmbyen natën nga shtëpitë e tyre dhe sot 4 prej tyre akoma mbahen në burg si kriminelë të rrezikshëm. Dritan Zagani që mbrojti shtetin dhe popullin e tij, që u përball me krimin, që ngriti zërin kundër një qeverie që tradhtoi interesat e popullit të saj u rrëmbye natën vonë nga shtëpia e tij u mbajt në burg dhe sot është i mërguar, i përndjekur nga qeveria që duhet ta mbronte. Kurse Saimir Tahiri, dora e djathtë e Edi Ramës dhe dora mbrojtëse e trafikut të drogës dhe e krimit, i cili e ktheu policinë në organizatë kriminale, sot ka lirinë dhe privilegjet e deputetit. Sepse në këtë regjim edhe drejtësia është Edi Rama”,- u shpreh Basha.



1 Comment

  1. O Luli, ke te drejte asgje si heq fjaleve te tua. Ketu eshte vend i vogel dhe cdo gje merret vesh. Por kush me jep garanci mua qe kur te vish ti gjerat do behen me mire!!! Sepse ishit ju qe bete Zamir Manen, Ulajn, Gecin Tacin, e shume te tjere. Janr produkt i qeverise tuaj. Ndaj jip prova qe ke mendje tjeter, se per dryshe nuk ka asnje vlere dhe lodhesh kot. Dhe dicka, mbaje pak larg ate kunatin se u bere gazi botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *