• |
ide | kryesore

Basha: Pas Kuvendit, shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat deri në largimin e qeverisë

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar disa orë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të PD, ku u miratua dhe statuti i ri.

Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se Kuvendi sot është tregues i guximit për të ndryshuar.

“Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.
Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara” shkroi Basha në rrjetet sociale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *