• |
ide | kryesore

Berisha kritik për fishkëllimat ndaj Eduard Selamit

Lajme, Të fundit



Në daljen e tij nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Sali Berisha u shpreh se nuk duhet të kishte fishkëllime gjatë fjalës që mbajti Eduard Selami, i cili kritikoi ashpër Lulzim Bashën për statutin e ri të partisë.

Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në Kuvendin Kombëtar të PD 

Megjithatë, sipas Berishës, këto diskutime ishin të lira, të cilat janë tipar i debateve demokratike. Berisha e krahasoi forumin e sotëm me ato të Edi Ramës, për të cilin tha se shkelmon të drejtat e socialistëve të ndershëm dhe nuk njeh asnjë vlerë.

“Diskutimet ishin të lira, fishkëllima s’duhet të ketë, e s’duhet të kishte. Çdo njeri duhet të thotë fjalën e tij, na pëlqen s’na pëlqen, dhe ky është tipar i debateve demokratike por unë mendoj se siç e dëgjuat vetë pati diskutime me kritika, propozimë, një kontrast shumë i madh midis këtij forumi dhe forumit të një njeriu haluçinant, (Edi Rama) një njeriu që shkelmon çdo ditë të drejtat e atij kontigjenti të ndershëm të socialitëve, ku një pjesë e tyre janë trafikantë të inkrimunaruar deri në palce ndërsa një pjesë e madhe janë të ndershëm e kanë një fatkeqësi të kenë në krye një njeri që nuk njeh asnjë vlerë” – u shpreh Berisha.



3 Comments

  1. Selami është dëbuar nga PD që në vitin 1995 jo vetëm me vërshëllima, por edhe me ulurima kundër tij.
    Këtë nuk duhet ta haronte z.Berisha.
    Sa për Bushatin që ka qejf ta propogandojë në portalin e tij fishkëllimin e Selamit, le ti kujtojmë zotërisë se çfarë i punoi Rama Blushit në Elbasan e në mbledhjet e tjera të PS.
    Basha e pranoi Selamin si një kandidat për kryetar të PD, ndonëse kishte mbi njëzet vjet i larguar nga Shqipëria, dhe asnjëhere nuk e ka atakuar ate me gjuhën arrogante si të Ramës me Blushin.

  2. Fajin e ka -Saliu-qe i riktheu keta njerez ne partine demokratike sidomos -aleqym-Selamin-qe e beri deputet si dhe-Imamet-Pollot,Tritan SHehet e shume te tjere qe ne kohen kur kishte me shume nevoje-PD-ja ne trazirat e vitit te mbrapshte te 1997-es ata i kthyen kurrizin partise duke krijuar parti te reja se ndoshta mund te benin kariere ne ato forca politike.Po menjehere ata perfunduan ne parti pa elektorat .Kurse -Lulushi-beri gabimin me te madh qe perjashtoi nga lista e kandidateve per deputet ne parlamentin shqiptar si z-Topalli ,Bode ,Patozi dhe shume te tjere me kontribute dhe me nje aktivitet shume vjecar ne qeverisjen e vendit dhe ne drejtimin e -Partise Demokratike .

  3. Ndersa ti o komunist i hershem je ai skuthi qe i ke bere me pare dhe meson edhe keta majmunet e rinj si behen keto maskaralleqe …. Mos u merzit o shoku sali se shoku luli do ta beje ty njesoj sic beri dulla me miqte e shoket e tij, i rrasi ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *