• |
ide | kryesore

Mashtrimi me miliona euro/ Nis bllokimi i pikave të karburanteve të “Gulf”

Lajme, Të fundit



Në Korçë ka nisur bllokimi i pikave të karburantit të “Gulf”. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq dhe një pikë në qytetin e Korçës. Bllokimi nga Hetimi Tatimor pas skandalit te mashtrimit nga “Gulf”.

Mashtrimi I kësaj kompanie llogaritet në vlerën e 5 milionë eurove. “Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhet se janë personale.

 



2 Comments

  1. Beni show qe te qetesoni popullin e mashtruar .Edhe budallai e di qe pikat e karburantit jane me qera te mara nga Gulfi,edhe vete pronaret e ketyre pikave jane te mashtruar si gjithe te tjeret.Ku ishte shteti deri tani qe Gulfi mashtronte njerezit i ndihmuar dhe nga heshtja e gjithe zinxhirit te institucioneve te ministrise se energjitikes?

  2. Propaganda vazhdon..pikat e Gulf jane me qera te gjitha..ca trapin do bllokojne tatimet kur ato jane ne pronesi te robve te tjere..gazetare te paafte qe nuk dine te bejne nje shkrim investigativ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *