• |
ide | kryesore

Meta ngre dolli për Kirillin dhe popullin rus në darkën e organizuar nga Kisha ortodokse

Lajme, Të fundit



Që pas dhënies së nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas, për presidentin Ilir Meta ka një vend të veçantë në pritjet e organizuara nga Kisha Ortodokse.
Meta ishte i ftuar në darkën për nder të Kirillit, Patriarkut të Moskës dhe Rusisë, aty ku presidenti ngriti një dolli për klerikun dhe për popullin rus. Meta nuk e la pa përmendur Kosovën në fjalën e tij, për të cilën dihet që Kirilli ka pasur disa deklarata të forta në mbështetje të serbëve.

“Më lejoni Shenjtëria Juaj të ngre një dolli për shëndetin Tuaj dhe për të gjithë anëtarët e këtij delegacioni të lartë, për të gjithë besimtarët tuaj dhe popullin rus duke Ju uruar begati, paqe, lumturi dhe mirëqenie!” u shpreh Meta.

Në darkë, bashkë me Ilir Metën ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe vajza e tij, Bora dhe Era. Në darkë ishin të ftuar edhe të gjithë krerët e komunitetve të tjera fetare të Shqipërisë.



3 Comments

  1. Shtepia e shqiptarit eshte e Zotit dhe e Mikut thonte nje diplomat i huaj qe e ka vizituar Shqiperine ne shek e 19.
    Sipas tradites shqiptari e ka pasur zakon te mireprese cddo mysafir te huaj qe ka vizituar tokemn shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *