• |
ide | kryesore

Miratohet statuti i ri në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Lajme, Të fundit



Kuvendi Kombëtar i PD miratoi në mënyrë unanime statutin e ri.

Pasi u shqyrtua nen për nen çdo propozim dhe u hodh në votim, statuti i ri i PD-së mori miratimin në tërësi.

Në përfundim, Jemin Gjana e hodhi në votim të gjithë projektstatutin, i cili mori të gjitha votat e nevojshme.

6800 anëtarë me të drejtë vote u thirrën në Pallatin e Kongreseve për të votuar ‘kushtetutën’ e partisë se tyre.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj.

Të pranishëm në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së janë kritikët, Eduard Selami, Besnik Mustafaj e Tomor Alizoti, ndërkohë që mungojnë Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *