• |
ide | kryesore

Patozi: PD sot u kthye në ndërmarrjen private të Bashës

Lajme, Të fundit



Për Astrit Patozin, votimi i sotëm i statutit të ri të Partisë Demokratike e kthen këtë të fundit në një ndërmarrje private të një personi të forcës politike, të Lulzim Bashës.

Sipas Patozit, ky është një rast unikal, pasi një parti e madhe e shkruan me dorën e vet 3 vite para zgjedhjeve se do t’i humbasë ato dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar.

Patozi është skeptik edhe për zërat kritikë sot në Kuvendin Kombëtar. Sipas ish-nënkryetarit të PD-së, këto nuk janë ndryshime demokratike që po ndodhin në parti, por gënjeshtra që nuk besohen.

Kujtojmë se Eduard Selami dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi kritikuan ashpër Lulzim Bashën për mënyrën si po drejtohet partia.

“Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.” – shkruan Astrit Patozi në Facebook. 

POSTIMI I PLOTë: 

MES DEMOKRATËVE U VENDOS SOT PËRFUNDIMISHT “PERDJA E HEKURT”

Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.
Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.
Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.
Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.
Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një tefter pa vlerë.
Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t’i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.
Mos u çudisni që u përpoqën më kot t’i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike.
Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë.
Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.
Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.
Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.
Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.



3 Comments

  1. Term fashist,te thuhet se mes demokrateve u vendos perde e hekurt. Kete mendim e keni thene me kohe ,jo si parashikues, sepse kjo nuk eshte e vertete. por qellimin e nxitjes se konfuzionit ne PD. Cfare do qe ju grupi ;;;opozitar brenda opozites” te komentoni, e te propogandoni jashte forumeve e organizmave te partise demokratike, vijne si nje gurgullime nga uji i turbullt,,, qe nuk eshte filtruar.Asgje, e asnje pushtete parti nuk eshte ideale, a ka te meta, a ka rreflektuar te meta , pa tjeter, por ama ka reaguar, e ftuar per bashkepunim. Jo cdo gje, e kerkese e tuaja eshte perfekte dhe e domosdoshme, dhe biles ne disa mendime projekte, e ligjerata tuajat kane qene teper regresive per partine demokratike, e me nuanca inatcore personale. Demokratet jane te zgjuar, e te drejte,,e ndajne shapin nga sheqeri. KUVENDI I VENDOSI PIKAT. DEMOKRATET DO I ZBTOJNE. Keshtu qe te ecim perpara, edhe me te bashkuar per rrezimin e qeverise se qelbesirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *