• |
ide | kryesore

Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re (rrëfen edhe propozimin për Topallin)

Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka zbuluar në intervistën dhënë për emisionin “Real Story” në Vizion Plus të dhëna për të ardhmen e tij politike. Ai bëri të qartë se nuk e sheh më veten në Partinë Demokratike me Lulzim Bashën në krye duke hedhur idenë e krijimit të një partie të re.

“Ideja është që 250 mijë demokratë apo edhe qytetarë të tjerë që të përfaqësohen. Nuk u dogj Shqipëria se u mbyll karriera ime politike, por unë mendoj se ka shumë të rinj dhe të reja që kanë shumë për ti dhënë këtë vendi. Unë mendoj se ka njerëz që ngrenë zërin duhen të bashkohen.

Lëvizja do ketë përballë PD-në? Një lëvizje e tillë do të ketë përballë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Lulzim Basha është shtojcë e Edi Ramës. Kanë dështuar lëvizjet e dala nga PD? Unë them që politika është dinamike. Çdo gjë ndryshon. Ne nuk po ikim nga PD, se na kanë vrarë pa gjyq nga Partia Demokratike.

A do mblidhen në këtë lëvizje edhe fraksionet e tjera të shkëputur më herët nga PD? Këto janë pazare të vogla që bëhen pa hanxhinë. Ne po flasim për një gjë hipotetike, që është ende si ide” – tha Patozi.

Patozi zbuloi për herë të parë se i kishte kërkuar Jozefina Topallit të kandidonte përballë Bashës, por ajo nuk kishte pranuar.

“I kam kërkuar Jozefina Topallit për të kandiduar për të marrë drejtimin e PD, por ajo nuk pranoi. Me zonjën Topalli kam qenë bashkë dhe shpresoj që të jemi dhe më vonë. Unë them se PD e Bashës nuk ka asnjë lidhje me PD që unë kam jetuar. Unë shpresoj që të jemi bashkë me Topallin.

Unë jam gati të mbështes çdo njeri që ka një mendim me alternativen që unë mendoj se i duhet Shqipërisë. Unë ftoj të gjithë kolegët, që të mos vihemi më me rolin e atij që qëllon nga jashtë Lulzim Bashën. Nuk presim më këtë shqiptarët nga ne” – tha Patozi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. jozefina,bregu,selami,imami dhe ti pat a shot jeni shenderruar prap ne gjallesa nje qelizore siq esht rama ,pra krymba qenefi negjmije ku ka dhjer stalin e mai LUU ce dun.ju negjmija,ruqi,spartak braho e xhafa i dhjejn.

  2. Nuk ke se cte mbledhesh o PATOZ, ti provoje, por mbas nje vjeti do vishe te lepihesh , sic ka ndodhur me shembelltyren tuaj. Me mire, e me e paster do jete PDja, nga ju, qe keni gjetur momentin,,,,,ILAC,,per ti zgjatur jeten RAMES. kjo eshte dhe ishte tendenca tuaj, qe pas zgjedhjeve, ku ju u eliminuat nga listat, keni dhene kontributine abstenimit te shume demokrateve por kjo nuk do te thote qe me ju , ose ju keni perkrahje, ,,,,,KURRE, e as mos guxoni, se jeni krekosur. ju jeni inatcorre, qejfe mbetes, e kete e keni me BASHEN, e qe ketu nisni sulmet ndaj PDse, e cila nga keto ngjarije, e sulme qe ju i beni, ajo nete ardhemen do te jete edhe me e forte se cka qene ne kohen tuaj te gjumit. RRini, ndegjoni, veshtroni, por te pakten mos sulmoni.

  3. Me vjen keq qe po komentoj ne kete menyre z-Patozi-se une kam komentuar qe -Basha -beri gabimin me te madh qe ju aneksoi nga lista e kandidateve per deputet,po do jete ne te miren tuaj dhe do fitoni me shume pik,popullaritet ,simpati ne elektorat se sa te ndermerrni nje hap te nxituar ose me mire te shprehemi te gabuar te krijoni force politike te re se do mbeti -sic thote nje shprehje popullore -Si peshku pa uje –ose -Bisht qeni keni per te mbetur–nje parti pa elektorat,se elektorati i djathte nuk ka per t’ ju mbeshtetur kurre .Historia e fraksioneve qe kane dale nga –PD-ja kane perfunduar ne -hic–psh-Pollot,Tritan SHehet,Imamet,Cekat,Bamiret,Bojaxhinjte e shume te tjere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *