• |
ide | kryesore

Deputeti i partisë së Merkelit: Çështja ‘Tahiri’ kusht për negociatat, i pakënaqur me përgjigjen e Ramës

Lajme, Të fundit



Reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk duhet të hapen tani pa plotësuar disa kushte.
Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit. Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.

“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”- thote ai.



6 Comments

  1. Ky sikur i ka thene njehere keto kur ishte ne tirane… po merruni me llallen e company lerini habilajt se ata ne burg jane po i denon italiani…

  2. lejoheni hashashin dhe bordellot si i ka perendimi dhe USA. ske me probleme. i fut nji cinare hashash harron vukarallikun, dyst dynjaja. shko ne bordello te cfryjne topet mileti me lek ne dore. pidh te fresket e byth te njome, i fut nje gelboqe ne grope te bythes, peshtyn kok kuqi pa frena dore.

  3. A mundet ndokush te me shpjegoje se cfare do te thote :Duke mos i hequr,plotesisht imunitetin……Imuniteti,ose hiqet (nuk ka kuptim plotesisht,sepse ky,pra imuniteti,nuk mund te ndahet pjese-pjese),ose nuk hiqet,sikunder edhe u veprua nga maxhoranca-Imuniteti nuk iu hoq.

    1. po ti lexo frazen me poshte ”” hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar.”” ..
      Nese prokuroria eshte e penguar per ta hetuar Tahirin te dali dhe te flasi..

      Pastaj kush e pyet kete deputetin.. aty eshte parlamenti qe do te vendosi.. dhe ne fund e ka ne dore Merkeli ate pune..

      O njerez… nuk eshte Tahiri pengesa per hapjen e negociatave… Ai eshte karte e djegur politikisht tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *