• |
ide | kryesore

Fillimi i plazhit ul edhe më shumë euron, rekord i ri i 10 viteve të fundit

Arkiva



Euro ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar, duke vendosur një rekord të ri të 10 viteve të fundit.

Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009, teksa më pak monedha e përbashkët vetëm u forcua, për të arritur në nivelin më të lartë prej 142.65 lekësh në qershor 2011.

Aktorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë shtuar flukset hyrëse të valutës nga burime formale (turizmi, investimet) dhe informale (paratë ilegale që po kanalizohen në ndërtim), shkruan monitor.

Një tjetër faktor që e ka nënçmuar më shumë euron dy muajt e fundit lidhet me politikën e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synon uljen e përdorimit të euros, duke dekurajuar kursimet dhe kredinë në këtë monedhë.

Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se në rënien e ditës së sotme ka ndikuar koha e mirë, që ka nxitur turistët, teksa një fluks i lartë i shtetasve nga Kosova kanë ardhur për plazh në fundjavë, shkruan monitor.

Aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të vazhdojë të jetë e dobët edhe në muajt në vijim, si rrjedhojë e ardhjes së turistëve dhe emigrantëve që rrisin ofertën për valutë në tregun e brendshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *