• |
ide | kryesore

Itali, prangoset në flagrancë 30-vjeçari shqiptar, i gjendet kokainë që vlente 200 mijë Euro

Lajme, Të fundit



Autoritetet në Fidenza të Parmës kanë arrestuar një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike. 30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur, punonte si kamarier. Të dielën, autoritetet u vunë në ndjekie të makinës së tij tip “Passat”, pasi prej disa kohësh vëzhgohej nga policia sepse dyshohej nga disa banorë se shoferi vidhte dhe mashtronte të moshuarit.

Pasi vëren se po ndiqej nga disa makina, shqiptari mundohet të ndryshojë drejtim. Në qendër të qytetit, 30-vjeçari lë makinën dhe mundohet të arratiset në këmbë, por reagimi i shpejtë i policisë italiane duke i bllokuar rrugët e shpëtimit e detyron të dorëzohet.

Gjatë kontrollit personal, agjentët i gjetën 30-vjeçarit një dozë të vogël kokaine të fshehur në pantallona. Sipas mediave italiane, forcat e policisë ushtruan një kontroll tjetër të imtësishëm në makinë e shqiptarit. Në bagazh, ata zbuluan një modifikim të dyshimtë.

Pas çmontimit të bagazhit, u arrit të zbulohej një ndarje që kishte krijuar shqiptari dhe ku kishte fshehur dy pako me kokainë. Droga, sipas policisë, peshonte 2 kilogramë e 100 gramë, e cila nëse do të dilte në treg do të kishte një vlerë prej 200.000 eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *