• |
ide | kryesore

Mediat italiane, kritika të forta Hysajt pas humbjes së Napolit

F1, Sport



Mediat italiane kanë bërë kritika të forta për skuadrën e Napolit pas humbjes së thellë 3-0 në fushën e Fiorentinës e cila goditi fort ëndrrat e tifozëve për titullin. Lojtarët dhe trajneri Sarri janë bërë përgjegjës për paraqitjen e bërë. Nuk kanë munguar shigjetimet edhe për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj i cili qëndroi 90 minuta në fushë. Shqiptari bëhet përgjegjës për të paktën njërin nga golat.

“Eurosport” e vlerëson Hysajn me notën e ulët 5, duke shkruar se në krahun e shqiptarit “Chiesa pati hapësira të shumta duke iu kthyer atij në një makth”.

“Calciomercato.it” i jep Hysajt një notë edhe më të ulët, 4.5 duke shkruar: “Në vështirësi të vazhdueshme nga Chiesa dhe Biraghi. Qëndroi në vend në goditjen nga këndi që solli golin e dytë. Topi i përplaset në këmbë, por ai qëndron statik duke parë atë pa bërë asnjë reagim. I pafuqishëm”.

“Tuttonapoli”, një portal pranë skuadrës napolitane jep për Hysajn notën 5. “Nuk u duk frymëzues, që nga topat e parë të prekur gabimisht dhe vazhduan në këtë mënyrë. I pafat në devijimin e topit pranë portës në golin e dytë”.

“Ilnapolista”, një tjetër portal pranë Napolit bën një tjetër analizë therëse për lojën e skuadrës duke mos i kursyer kritikat. “Rrënim në mbrojtje. 9 nga 11 lojtarë ishin “të fikur”, ndoshta edhe për shkak të kombinimit psiko-fubollistik pas përmbysjes së bardhezinjve të Juventusit dhe kartonit të kuq të Kulibaly. Hysaj është dukshëm i papërshtatshëm dhe Sarri duhet ta zëvendësonte duke kaluar Callejon në vendin e tij. I pasaktë dhe në siklet. Ndoshta ndeshja më e keqe e tij në muajt e fundit. I shpërqendruar, i pasaktë dhe në siklet. Nota 4.5”.

“Fantamagazine” e vlerëson Hysajn gjithashtu me notën 4.5 dhe shkruan: “Krahu i tij është pikërisht ai nga Fiorentina preferon të zhvillojë aksionet e saj sulmuese. Chiesa, Biraghi dhe ndonjëherë Saponara e detyrojnë të bëjë një ndeshje të dhimbshme. I përgjumur në rastin e golit të parë dhe fajtor në aksionin e 2-0. Një ditë “jo” e dëmtuar nga ai vetë”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *