• |
ide | kryesore

Ministri Bushati: Krimi i organizuar të mos asociohet me shqiptarët, përgjegjësia përtej shtetit shqiptar

Lajme, Të fundit



Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati kërkon që krimi organizuar të mos asociohet me shqiptarët, pasi, sipas tij, ka një tendencë të disa vendeve për të asociuar krimin e organizuar me shqiptarët.

Ai e bëri këtë deklaratë sot në tryezën e rrumbullakët “Mbi të drejtat e shtetasve Shqiptarë të privuar nga liria jashtë vendit”, të zhvilluar në mjediset e kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Bushati  tha se është shumë e vështirë të bëhet dallimi i përgjegjësive për disa shtetas të cilët kanë 20-30 vjet që nuk jetojnë në Shqipëri edhe pse mbajnë pasaportë shqiptare.

Ka një tendencë në disa vende për ta portretizuar shqiptarin për fat të keq të lidhur apo stigmën e krimit të organizuar për ta asociuar me shqiptarët, ndërkohë që e para jo ne çdo rast bëhet fjalë për pasaportë shqiptare që do të thotë se përgjegjësia shkon përtej shtetit shqiptar dhe mundësitë për të ndërhyrë janë thuajse zero ne e dimë shumë mirë dinamiken dhe kompozimin ndëretnik ne Ballkan dhe nuk besoj se ka ndonjëri këtu kohë për të humbur për të sqaruar më tej ketë gjë, së dyti keni një situatë e cila është shumë e vështire për ta ndarë qartazi se ku mund të fillojë përgjegjësia e një shteti dhe ku mbaron përgjegjësia e një shteti tjetër ku mund të bëhet fjalë për shembull për veprimtari kriminale të personave që mund të kenë 20-25-30 vjet që nuk jetojnë në Shqipëri”, – tha Bushati.



1 Comment

  1. Po korrupsioni endemik ne te gjitha deget e qeverisjes, sidomos ne nivelet e larta, me ke duhet te asociohet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *