• |
ide | kryesore

Misteri Selami/ Shërbëtori i Ramës apo idealisti i fundit në PD?

Kryesore, Lajme



 

Eduart Selami sërish ka shkaktuar zhurmë me një fjalim atipik në Kuvendin Kombëtar të PD duke ringjallur pyetjen: çfarë qëllimi ka ai?

Shpesh herë ata që e fishkëllenin nga salla për kritikat ndaj Bashës i bërtisinin se po bënte lojën e Edi Ramës. Ndërsa ai , gjysëm me naivitet dhe gjysëm me sinqeritet i përgjigjej i habitur: “Po çlidhje ka Edi Rama, unë po flas për statutin tonë”.

Në fakt sa herë ka guxuar të kritikojë, mbi ish kreun e dikurshëm të PD-së ka rënduar akuza standarte se ai po luan për llogari të dikujt tjetër.

Fillimisht kur Eduart Selami, artikuloi kritika të forta për orientimin antiamerikan që po merrte PD-ja për mos votimin e reformës në drejtësi, ai u godit nën brez me metoda tashmë të njohura. Dikush nga selia blu shpërndante fjalë se kryeministri i kishte propozuar postin e ambasadorit të Shqipërisë në Uashington dhe dikush tjetër shkonte më tej se ai ishte i ndikuar nga bashkëshortja e tij, gazetarja Ilva Tare, së cilës i njihen qëndrimet politike.

Ndoshta këto pozicionime dhe thashethemnaja e përhapur bënë që ai ta humbiste postin e deputetit dhe të mos ishte më në listën personale të kryetarit.

Dyshimi se ai qe kolona e pestë e Ramës në PD, u institucionalizua edhe si politikë zyrtare e selisë blu.

Por, ende pa u shuar kjo akuzë mbi shpinën e ish kryetarit do të ngjitej një tjetër: ajo e atij që punon për llogari të Lulzim Bashës.

Ndërsa të gjithë të përjashtuarit nga Basha filluan zhurmën dhe rrokopujën, ai priti me qetësi rezultatin e zgjedhjeve. Refuzoi të bënte kauzë të përbashkët me kritikët, madje i habiti të gjithë kur vendosi të sfidojë Lulin për kreun e partisë, në një garë për të cilën nuk kish njeri që nuk e dinte se qe e manipuluar.

Ai bëri fushatën e tij, artikuloi për aq sa mundi ide racionale dhe në fund arriti të faktojë edhe me video (gjë që opozita e Bashës nuk e bëri dot për zgjedhjet e përgjithshme) se si grabiteshin votat në garën brenda partiake. Me shembullin e tij, me “sakrificën” që bëri, ai i shërbeu më shumë se kujtdo edhe kundërshtarëve të Bashës që e kishin demaskuar me kohë demokracinë farsë të instaluar brenda PD.

Lexo më tej:

Video e re/ Si e fishkëllyen Selamin kur kritikoi Bashën në Kuvendin e PD

Lulzim Basha mund bindshëm Selamin. 20 mijë votues më shumë se në 2013

Selami: Gara në PD jo e barabartë, por duhej bërë …

Po të njëjtën rrugë zgjodhi Eduart Selami edhe gjatë këtij Kuvendi Kombëtar. Ndërsa Topalli, Bregu, Patozi, Bode e bojkotuan kuvendin, ai vendosi të ngrihet në tribunë dhe të flasë. T’ia thotë të vërtetat në sy edhe Berishës, për gjuetinë e shtrigave të vitit 1995 edhe pinjollit të tij, që po përsërit të njëjtën histori dy dekada më pas.

Dhe më shumë se të parët, ai arriti të na tregojë përmes konkurimit se si vidhen zgjedhjet brenda partisë, arriti gjithashtu të na demostrojë përmes pjesmarrjes dhe fjalimit se si respektohet mendimi ndryshe në opozitë: me fishkëllima.

Në këtë kuptim, në interes të publikut dhe për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të PD-së zyrtare, ai ka bërë më shumë sesa të gjithë kundërshtarët e Bashës së bashku.

Ashtu, gjysëm Don Kishot që beson tek gjërat e pamunduara, gjysëm rebel që tenton aksione atipike, gjithnjë me një veshje pak demode alla amerikane, xhentil dhe skajshmërisht me edukatë, ai ka ndjekur rrugën e tij, duke ravijëzuar një profil krejtësisht të veçantë: as me Bashën, as me Ramën dhe as me ata që janë kundër të dyve.

Ky profil e ka bërë që dikush ta trajtojë me humor, dikush të mos ta marrë seriozisht dhe ata që kanë në dorë vendimarrjen ta lënë shpesh herë jashtë.

Atë sot nuk e duan njësoj as idhtarët e Lulit dhe as kundërshtarët më të ashpër të tij. Dhe kjo e bën të që të rezultojë i zhdukur nga politika aktive. Por sa herë që të gjithë fillojnë e besojnë këtë, Eduart Selami shfaqet siç bëri dje në Kuvendin e PD, ku me profilin e një idealisti kandid, tregoi se ai synon një lojë më të madhe: të nxjerrë lakuriq në sytë e publikut, atë që PD-ja është në të vërtetë.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. e more shoku andsi dhe mandi proletari me vile 1 milion euro, si ju duk Kuvendi, cmejtim keni ju, apo si gjithemone fajin e ka saliu, dhe edi rama.

  2. Sherbetori i Rames (ose me sakte i Soros), eshte martuar me Ilva Tare, e cila eshte anetare e bordit te Soros ne Tirane, ska si te jete ndryshe. Po mundohet te marre kalane nga brenda dhe ti percoje gjithe informacionin e brendshem Rames.

  3. Kujdes,se Rama me Rusin ka jnvetuar ne destabilizim dhe perqarje totale te pd-s.
    te gjitha i bene me pagesa,dhe lidhen ngushte me ftesen e patrikalit ruse ,nga ikur meta edi rama ne shqiperi.
    nuk eshte asgje e rastit,por me voten anti amerikes ne okb,dhe kercnimin e rames ndaj evropes,se muslimanet e rama-erdiganut ne shqiperi,kosove,bosnie dhe maqedoni,nuk durojne shantazhet e evropes,u dokumentua,se Rama eshte nje Erdogan i vogel ne shqiperi.

  4. Z. andi bushati, kur flet per Selamin e shkruan enrin e plote kur flet me Ramen gjithashtu, kur flet per Bashen perpiqesh ta tallesh duke e permendur me Luli. Po pse shkrim analisti eshte ky? Shkruaj o qyp hapur, hajde ti bim Bashes per llogari te Paguesit e kaq!!! Te fala Rames

    1. i paemer-kur nji mut si ti vlerson gabelet ata dalin me te mir se ju krymbat e qenefit negjmije ku dhjejn pos frrokve edhe gabelet.

        1. Po çfarë mutin keni mor halabakë, komentuesi ari nuk po ju QIN në familjet tuaja që e keni kaq tmerr.

    1. i paemer-kur nji mut si ti vlerson gabelet ata dalin me te mir se ju krymbat e qenefit negjmije ku dhjejn pos frrokve edhe gabelet.

  5. Selami nuk ka qene kurre idealist. E natyrisht nuk mund te kacavirret gjithe jeten ne politike vetem se para 22 vjetesh u vu ne krye te PD nga Berisha. Selami opozite e qeverise Rama? Kjo nuk ka ngjare kurre, Selami eshte ne opozite vetem me ate qe nuk e fut ne liste per deputet!

  6. Ne fakt kjo analiza vetem sa pastron figuren enigmatike te Selamit.
    Ne kater vite opozite nuk degjuam nje gjysem kritike te tij ne parlament kundra Rames, nderkohe qe numerohen me dhjetera kundra Bashes.
    Perpos kesaj ne momentin me te veshtire te Bashes, mbas humbjes se zgjedhjeve, Selami legjitimoi pushtetin absurd te Lulit mbrenda PD-se duke u veteshpallur kandidat.
    Levizjet e tij i shkojne pershtat edhe qendrimeve mediatike te se shoqes.
    Selami eshte nje figure e diskretituar sorosiane, qe mbeshtet Bashen apo Ramen (me reformen ne drejtesi) atehere kur asnjeri nuk e meriton.
    Arsyet apo qellimet perse ndjek kete trajektore le t’i zbuloje Ilva Tare si gazetare dhe sorosiane me pushtet..

  7. selami gruaja e par e qir ne byth nga rama,se ilven e tij e qijn frrok,ndok,prenga,rosh e dosh si ja qijn edhe grat e tjera gregori linden,quqi,qorren fico.

  8. Selami ????
    “Idealist” apo një naiv lehtësisht i përdorshëm nga “shoqëria e hapur” e Sorosit ?
    Nuk mundet kursesi Bushati të “analizojë” figurën e Selamit.
    Puna është se Bushati e ngatëron autoritetin që mund të fitojë një lider i politikës si Berisha apo Basha, me tendencat diktatoriale të Enverit e Edverrit
    O Bushat !
    Autoriteti në politikë fitohet mbështetur në kauzën politike.
    Një politikan që si kauzë politike ka interesin e parimeve demokratike, nuk afron pranë vetes asnjë njeri me prirje kriminale.
    Janë qejfllitë e diktaturës ata që suksesin e karrierës së tyre, duke pasur diktaturën komuniste si kauzë, kërkojnë ta arijnë me njerëz me prirje kriminale,
    Kështu pat bërë Enveri e kështu po bën edhe Edveri.
    Në çdo shkrim tëndin o Bushat, rrekesh t’ju mbushësh mendjen naivëve, se edhe liderët e PD paskan qnë njëlloj si liderët e Bllokut të PPSH.
    Po konkretizoje o zotëri me qoftë edhe një fakt, se Berisha apo Basha, kanë mbështetur ndonjë deputet apo ministër me prirje kriminale, ashtu siç kanë bërë Enveri e Edveri.
    Mund të gabosh në vlerësimin e performancës intelektuale e morale të ndonjë politikani , nga besimi i tepruar ndaj tipave servilë, por kur atyre ju zbulohen maskarallëqet e ti vazhdon ti mbrosh edhe në rrugë antiligjore, ky nuk është më gabim por është një faj që duhet ndëshkuar nga drejtësia.
    Kështu kanë bërë Enveri e Edveri me të përzgjedhurit e tyre.
    Pa shkuar në përmendjen e shumë e shumë shembujve, mjafton të përmendim shembullin e fundit të Ramës me Tahirin.
    A mund të na përmendësh me emër qoftë edhe një politikan të vetëm me veprimtari kriminale, që Berisha apo Basha ta ketë mbrojtur nga drejtësia ?
    Kur ta kesh bërë këtë ballafaqim e analizë me fakte e jo me paragjykime, atëhere ke të drejtën të bësh njëlloj si ish PPSH, edhe PD.

  9. Ti o Bushat po vuan shume. Eshte e tmerrshme te jesh kokrra e komunistit dhe te perpiqesh te dukesh si analist i pavarur.
    Nje gje gje nuk kuptoj, ti je bir e nip sternip kuqalashesh, pse nuk del hapur?! Apo ka me efekt fjala keshtu?
    Legen mavi je, asgje me shume.

  10. Ky ven ka shku per lesh. Tani idete e reja vijne vetem nga Librazhdi dhe zonat perreth ashtu si manjaket.
    Me perpara vinin nga mallakstra kuci kurveleshi tepelena kaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *