• |
ide | kryesore

Moti merr kthesë të papritur në mesjavë, çfarë na pret në Maj

Lajme, Të fundit



Sinoptikanët parashikojnë se Maji do të rikthejë reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë deri në mesin e muajit.

Sipas Meteoalb, deri në mesjavë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit, kryesisht në Lindje.

Pjesa e dytë e javës sjell shtimin të vranësirave në Shqipëri si edhe shira më të konsiderueshëm, ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.

“Ajo çfarë vihet re është prezenca e vranësirave dhe e shirave të paktën deri nga data 12-13 Maj. Presim që shirat të jenë prezentë herë pas here” – tha sinoptikanja për Tv Klan.

Megjithatë për muajin Maj, sinoptikanët thonë se do të jetë muaj i ngrohtë dhe me temperatura pak mbi normalen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *