• |
ide | kryesore

Pas humbjes me Juven, kërcënohet me vdekje dhe përdhunim gruaja e interistit Santon

Sport



Nga zemërimi të kërcënimet. Kalimi duket i shpejtë. I zgjedhur si shënjestër e tifozëve zikaltër pas humbjes kundër Juventus është Davide Santon. Ai është konsideruar fajtor për humbjen bashkë me trajnerin Spalletti dhe arbitrin Orsato. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta fyerjet ndaj Santon të cilat kanë shkuar deri në kërcënime për familjen.

Është bashkëshortja e tij Chloe Sanderson që rrëfen çfarë ka ndodhur: “Jam pa fjalë për këto qenie njerëzore. Ka nga ata që në vend që të komentojnë një ndeshje futbolli arrijnë deri në kërcënime me vdekje, përdhunim apo mallkime me sëmundje të tmerrshme” – shkruan ajo në rrjetet sociale.

“Injorantëve që besojnë se paraja mund të fshijë këto komente u them se babai im po vdes nga kanceri në pankreas dhe paratë nuk hyjnë në punë. Futbolli është një sport pasioni. E kuptoj dhe e vlerësoj, por për herë të parë në jetën time kam frikë të qëndroj e vetme në shtëpinë time me djalin tim.

Kur mu tha që të mbyllem me çelës dhe që duhet të shqetësohem për mbërritjen e burrit tim në shtëpi ka diçka që nuk shkon. Askush nuk është më i shkatërruar nga rezultati i ndeshjes sa Davide” – shton ajo. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *