• |
ide | kryesore

Patozi zbulon prapaskenat: Basha tentoi të na gënjejë “me kocka” (ka dhe një mesazh për Berishën)

Lajme, Të fundit



Një prej kritikëve të Lulzim Bashës në krye të PD-së, Astrit Patozi akuzoi kreun e demokratëve se ka bërë përpjekje për përçarë grupin kundër tij. Në një intervistë për “Real Story” në Vizion Plus, Patozi tha se Basha u ka ofruar “kocka” disa prej tyre.

“Basha ka bërë përpjekje që të përçante disa prej nesh, por për mua nuk ka asnjë pazar. Në rast se unë do pranoja që të ulja kokën dhe të merrja një “kockë”, nuk e pranoja. Unë mund të marr vendime për vete, por nuk mund të marrë vendime për djalin tim 5 vjeç. Unë nuk pranoj që kur djali im të jetë 18 vjeç dhe të kërkojë të hyjë në PD, të gjej Bashën dhe kuantin që t’i bëjnë skanerin” – tha Patozi.

I pyetur nëse ndarja me Lulzim Bashën është ndarje dhe nga Sali Berisha, Patozi përgjigjet shkurt: “Në kushtet që Berisha ka bërë zgjedhjen e tij rrjedhimisht është një ndarje dhe nga Berisha”.

Por a është edhe Berisha po aq përgjegjës së Basha?

“Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit” – tha Patozi.



4 Comments

  1. Edhe une habitem me pozicionin e dr. Berishes! Ai tashme nuk egziston me per opoziten dhe popullin me qendrimin e tij pa bosht dhe siperfaqsor ne lidhje me gjendjen ne PD.

  2. Tendenca e ketij personi, per mua me duket se mesa e thote ,_ qe desh te na genjeje BASHA me ndo nje kocke, tregon qe ky na dashka tepsine, e kete te shkoi tek RAMA se mbase nuk i jep kocke,, por duhet ti kete hedhur ndonje thele. Te befte mire o shoku opozitar PATOZI.

  3. O ari te paskan nxjerr nga hangari ty sot. Po si nuk u ftillove nji here me gjuhen shqipe, je turp i gjuhes. Ulu 4 dhe po vazhdoje di ta thyhen boten ne sjellje. Je komplet .ar.rrr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *