• |
ide | kryesore

PD mbledh grupin parlamentar, porositë e Bashës: Në fokus çështja ‘Tahiri’, protestat do të vazhdojnë

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të vijojë të mbajë një raport të kushtëzuar me komisionet parlamentare.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, sipas “News 24”, Basha ka dhënë porosi të prera për deputetet, duke theksuar “se protestat do të vazhdojnë. Ne do të mbështesim qytetarët në protestë në të gjithë vendin”.

Çështja Tahiri ka qene pjese e rëndësishme e fjalës se Bashes ne këtë mbledhje. Sipas tij, Tahiri” do mbetet pjesë e artikulimit politik të PD-së. “Parlament normal me Saimir Tahirin të lirë dhe kuksianët në burg nuk ka”, mësohet te ketë thënë ai.

Ndërkohë qe po sot është diskutuar edhe zgjedhjeve ne degët e PD, qe pritet te nisin gjate kësaj jave.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *