• |
ide | kryesore

Pranga 3 shqiptarëve në Greqi, kapen me 45 kg marijuanë

Lajme



45 kilogramë marijuanë u sekuestruan në lagjen Peristeri të Athinës, në një aksion të policisë greke që goditi një grup trafiku droge Shqipëri-Greqi.

Në pranga është vënë drejtuesi dhe pasagjeri, të dy shqiptarë 25 dhe 41 vjeç. Në pranga ka përfunduar edhe pronari i mjetit, një shqiptar 49-vjec.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur.

Sipas policisë greke, shqiptarët dyshohet se janë pjesë e nje grupi te organizuar kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar 1650 euro, 2400 lek te reja shqiptare, 3 automjete, 4 celulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *