• |
ide | kryesore

Ristani: Kritikat në Kuvendin Kombëtar për show, kush e do partinë përfshihet në proces

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani deklaroi se nëse zërat kritikë në parti duan të mirën e PD-së, duhet të ishin bërë pjes e procesit dhe nuk duhet të bëjnë kritika për show.

Sipas Ristanit, disa kritikë kanë qenë pjesë e stafeve të kundërshtarit.

“Unë do thoja se ne kurorëzuam një punë disa mujore. Ka një interes të madh për rregullat e brendshme të PD. Ka pasur disa kritika, por ne kemi ndjekur një proces gjithëpërfshirës. Ky proces ka marrë mendimin e gjithë PD dhe ka pasur një grup pune që ka mbledhur të gjithë faktorët dhe ka bërë pjesë të gjitha mendimet. Kritika nuk duhet të bëhet kritikë për kritikë. Po të kishin dashur të mirën e PD duhet të ishin bërë pjesë e procesit dhe nuk duhet të bëjnë shoë. Në punimet e Kuvendit ne i dhamë mundësi të gjithëve dhe e mira ishte që ta bënim më përpara. Ka edhe njerëz të tjerë që kanë qenë pjesë e stafeve të kundërshtarit dhe vijnë dhe bëjnë kritika për show. Ne kemi pasur një proces gjithëpërfshirës. Ne kemi një komision që do vlerësojë kandidaturat për deputetë. Statuti i PD është i mirëpritur dhe i hapur”- u shpreh Ristani në rubrikën “Opinion” në News 24.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se nuk do dëshironte që Eduard Selami të fishkëllehej gjatë kohës që po kritikonte Lulzim Bashën për statutin e ri në Kuvendin e PD, para se të bëhej votimi.

“Nuk doja që Selami të fishkëllehet dhe kjo nuk ka të bëjë me atë që iu bë Ben Blushit dikur, sepse PD s’ka lidhje me bandat. Selami do ishte mirë që nëse do të kontribuojë në PD të merrte pjesë në proces dhe të debatonte.” – u shpreh Arben Ristani.

Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në Kuvendin Kombëtar të PD 

©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *