• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohen fjalët e arbitrit të Inter-Juventus: “Në kohën shtesë…”

Sport



Inter-Juventus u mbyll 2-3, por ka lënë pas një valë polemikash mbi gjykimin e arbitrit kryesor Daniele Orsato. Fillimisht ai përjashtoi lojtarin e Inter, Vecino dhe më pas fali atë të Juventus Pjanic, në një faull të rëndë ndaj Rafinha. Disa faqe në Facebook kanë postuar një video të arbitrit të katërt, Tagliavento që në momentin e golit të barazimit nga Cuadrado i thotë diçka në kufje për arbitrin kryesor.

Nga leximi që disa u kanë bërë buzëve, Tagliavento ka thënë “Në kohën shtesë fitojmë” (Nel recupero vinciamo). Të tjerë i kanë përkthyer fjalët “Për kohën shtesë çfarë do bëjmë” (Di recupero quanto facciamo) duke iu drejtuar kryesorit të përcaktojë sa minuta do të akordojë. Gjithsesi secili i ka lexuar sipas mënyrës së tij.

Në një tjetër video në përfundim të ndeshjes, Allegri i bën komplimente arbitrit të katërt Tagliavento për punën e Orsato. Edhe këtu duket se ka pak për të shpjeguar. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=RJ0BFGbBxcg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *